Home / Sport / Formula 1, Lotus prezanton dyshen Truli-Kovalainen

Formula 1, Lotus prezanton dyshen Truli-Kovalainen

Skuderia nga Malajzia që rikthehet në Formula 1 ka zyrtarizuar pilotin italian dhe atë finlandez për sezonin e ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar sot në Kuala Lumpur nga administratori i skuderisë, Toni Fernandez. Për të dy pilotët që do të ulen në njëvendëshet malajziane kontrata është tre-vjeçare. Menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes, si Truli ashtu edhe Kovalainen janë shprehur të kënaqur.

“Firmosa sepse skuderia ka një potencial të madh dhe mundësi të shkëlqyera për të pasur sukses në të ardhmen”, tha Heiki Kovalainen. Kurse ish-piloti italian i Tojotës, Jarno Truli, theksoi faktin se është një motivim i madh që ai të kontribuojë në rritjen e një skuderie që është e re në botën e Formula 1.

“Kemi para një detyrë të vështirë, por është një sfidë emocionuese. Është një skuderi e re, por ne jemi të motivuar dhe të gatshëm për të përballuar vështirësitë, sidomos në pjesën e parë të sezonit”, nënvizoi Truli.

Ndërkaq, piloti i tretë do të jetë malajziani Fairuz Fauzy. Makina e sezonit të ri do të jetë gati në mes të muajit janar dhe do të zbresë në pistë në fillim të shkurtit. Sipas drejtuesve, objektivi është që skuadra të tregojë më të mirën në këtë sezon.

Përveç Lotusit, në këtë kampionat do të marrin pjesë për herë të parë edhe tre skuderi të tjera: Campos, Vigrin Racing dhe US F1.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *