Home / Sport / Formula 1 si Moto GP, 25 pikë për fituesin

Formula 1 si Moto GP, 25 pikë për fituesin

Ky është propozimi i kreut të ri të FIA-s, Zhan Todt. Nga sezoni tjetër, nuk do të jenë më 8 pilotë që marrin pikë, por 10.

Propozimi është bërë në mbledhjen e komisionit të Formula 1 në Montekarlo. Sipas këtij propozimi, piloti që fiton një garë nuk do të marrë 10 pikë, por 25, ashtu si në garat me motora. Në këtë mënyrë, do të jenë 10 pilotë që do të marrin pikë në një garë dhe jo 8, siç ka qenë deri tani.

Kështu, vendi i parë do të ketë 25 pikë, i dyti 20, i treti 15, i katërti 10, i pesti 8, i gjashti 6, i shtati 5, i teti 3, i nënti 2 dhe i dhjeti 1 pikë. Pra, distanca midis fituesit dhe vendit të dytë do të jetë më e madhe, kurse distanca midis të parit dhe të tretit do të jetë plot 10 pikë. Ky ndryshim bëhet sepse do të ketë më shumë skuderi, 13.

Propozimi tjetër që u vendos në mbledhje ishte edhe ai që ka të bëjë me prezantimin e makinave nga skuderitë. Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, skuderitë do t’i prezantojnë makinat e tyre të gjitha së bashku dhe jo me shfaqje spektakolare më vete. Ky propozim vjen nga drejtori ekzekutiv i Mercedes GP, sipas të cilit ky është një tregues që të gjithë punojnë së bashku.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *