Home / Sport / Galiani: Liga e Kampionëve, historia jonë

Galiani: Liga e Kampionëve, historia jonë

Në prag të sfidës vendimtare ndaj Zyrihut në Ligën e Kampionëve, numri dy i Milanit, Adriano Galiani, analizon situatën e ekipit.

Administratori i deleguar i kuqezinjve ka theksuar edhe një herë rëndësinë e kampionatit, por pa harruar që “Liga e Kampionëve” është historia e këtij klubi. Duam të ecim mirë me patjetër”.

“Por tani nuk mendojmë për kampionatin, është ndryshe nga Liga e Kampionëve. Mbase Marseja mund të humbë me Realin dhe ne të kualifikohemi me çfarëdolloj rezultati, por nuk duam t’i lëmë gjërat në dorë të të tjerëve. Ndeshjen e parë me Zyrihun e humbëm në fushën tonë dhe tani do të kërkojmë të hakmerremi”, nënvizoi Galiani.

Para nisjes për në kryeqytetin zviceran, Adriano Galiani ka folur edhe në lidhje me çështjen “Gatuzo”: “Marrëdhënia ime me të është e qendrueshme. Shpresoj që e tillë të jetë edhe marrëdhënia midis tij dhe Milanit”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *