Home / Lajme / Rajon / Gazetarja serbe Brankica Stankoviq ka marrë kanosje me vdekje nga tifozë të futbollit

Gazetarja serbe Brankica Stankoviq ka marrë kanosje me vdekje nga tifozë të futbollit

Beograd, 7 dhjetor
Gjatë emisionit janë numëruar dhjetëra aktivitete kriminale, të kryera nga liderët e grupeve tifoziere të futbollit, duke përfshirë kontrabandimin me narkotikë, akte të dhunës, madje dhe vrasje, të cilat kanë mbetur të padënuara.

Gazetarja serbe Brankica Stankoviq opinionit i kumtoi se ka marrë kanosje me vdekje për shkak të zbulimit të dhjetëra aktiviteteve kriminale të padënuara, të kryera nga grupet e tifozëve të futbollit me orientim nacionalist, transmetuan mediat serbe.

Stankoviq, gazetare në radio-televizionin e pavarur B92, deklaroi se kanosjet i ka marrë javën e kaluar, pas emetimit të emisionit dokumentar “Insajder” udhëhequr nga po kjo gazetare.

Gjatë emisionit janë numëruar dhjetëra aktivitete kriminale, të kryera nga liderët e grupeve tifoziere të futbollit, duke përfshirë kontrabandimin me narkotikë, akte të dhunës, madje dhe vrasje, të cilat kanë mbetur të padënuara.

Huliganët serbë qëndrojnë edhe pas rrahjes brutale të tifozit francez Bris Taton në qendër të Beogradit në shtator, që solli deri tek vdekja e të rrahurit, si dhe pas një serie sulmesh të tjera mbi të huajt, homoseksualët dhe liberalët.

Konsiderohet se këto fansa të futbollit lidhen me grupe ekstremiste djathtiste, si dhe me nacionalistët

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *