Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata e Lartë shqiptare e heq masën e arrestit për dëshmitarin kryesor të rastit ‘Hoxha’

Gjykata e Lartë shqiptare e heq masën e arrestit për dëshmitarin kryesor të rastit ‘Hoxha’

Tiranë, 9 dhjetor
Vendimi vjen pasi Gjykata e Lartë shqiptare vendosi në datën 2 dhjetor të shuajë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të pandehurit Kumbaro, me argumentin se kjo masë e ka humbur efektin e saj, për shkak të kalimit të afateve të parashikuara nga ligji.

Gjykata e Londrës i dha dje lirinë Ilir Kumbaros, ish-oficerit të SHIK-ut të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, konfirmon “Gazeta Shqiptare”, duke iu referuar avokatët e Kumbaros në Tiranë.

Vendimi vjen pasi Gjykata e Lartë shqiptare vendosi në datën 2 dhjetor të shuajë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të pandehurit Kumbaro, me argumentin se kjo masë e ka humbur efektin e saj, për shkak të kalimit të afateve të parashikuara nga ligji.

Vendimi i hapi rrugë ish-SHIK-asit të kërkojë në gjykatën e Londrës lirimin nga burgu, ku mbahej për llogari të drejtësisë shqiptare. Ilir Kumbaro ndodhej në proces ekstradimi mbi bazën e një kërkese të bërë nga drejtësia shqiptare, pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Hoxha 14 vjet më parë, krim të cilin akuzohet se e ka kryer në bashkëpunim me ish-kolegët e tij, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Budion Meçe.

Gjykata e Tiranës më 18 shkurt 2003 vendosi ndaj Ilir Kumbaros, masën e sigurimit personal “arrest me burg” në mungesë, duke e shpallur në kërkim. Ai dyshohej për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “torturës”, kryer në bashkëpunim. Për mungesë provash dhe faktesh, çështja ndaj Ilir Kumbaros u pushua për t’u rihapur me vendimin nr. 146, dt.08.09.2006, të prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe Theodhori Sollaku, duke i kaluar për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Më 5 maj të vitit 2008, Gjykata e Krimeve të Rënda, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj të pandehurve Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Budion Meçe, masë e cila u ndryshua më pas nga Apeli. “Për Kumbaron nuk u kërkua vendosja e një mase të re, “kleçkë” e cila është shfrytëzuar mjaft mirë nga avokatët për të bindur Gjykatën e Lartë se masa e marrë në mungesë ndaj klientit të tyre i ka humbur efektet.”- shkruan sot GSH.

Kërkesa e mbrojtësve të Kumbaros u rrëzua nga dy shkallët e para të gjyqësorit si e pabazuar në prova dhe fakte, ku trupat gjykuese kishin argumentuar se “i pandehuri i është fshehur drejtësisë dhe masa e sigurisë ‘arrest me burg’ marrë ndaj tij është ende në fuqi”, por u pranua nga Gjykata e Larte.

Ilir Kumbaro në bashkëpunim me Arben Sefgjinin dhe Avni Koldashin akuzohen për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës më 21 tetor 1995 në Tiranë, si dhe rrëmbimin e torturimin e Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *