Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Liberalizimi i vizave më 19 dhjetor – ditë historike për Maqedoninë

Gruevski: Liberalizimi i vizave më 19 dhjetor – ditë historike për Maqedoninë

Shkup, 16 dhjetor
“Të gjitha vendet do t’i heqin vizat, pot gjest i mirë i Bullgarisë është që me kohë e ka bërë këtë. Sa di unë, edhe Greqia në ndonjë mënyrë i heq vizat për Maqedoninë, me atë që duhet të plotësohen disa dokumente në hyrje në shtet. Kjo është një punë e mirë që do t’i ndodh vendit”, shtoi Gruevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Urim Hasipi
Nëntëmbëdhjetë dhjetori, kur hyn në fuqi liberalizimi i vizave do të jetë ditë që do të hyjë në historinë e Maqedonisë, diçka çka me dekada pritej, shumë qeveri e premtuan, ndërsa ne e premtuam dhe e realizuam, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.

Si gjest të mirë e vlerësoi edhe vendimin e Bullgarisë që t’i heq vizat për qytetarët e Maqedonisë.

“Të gjitha vendet do t’i heqin vizat, pot gjest i mirë i Bullgarisë është që me kohë e ka bërë këtë. Sa di unë, edhe Greqia në ndonjë mënyrë i heq vizat për Maqedoninë, me atë që duhet të plotësohen disa dokumente në hyrje në shtet. Kjo është një punë e mirë që do t’i ndodh vendit”, shtoi Gruevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur nëse në intervistën e sotme të liderit të LSDM-së Branko Cërvenkovski për një gazetë vëren druajtje nga zgjedhje të parakohshme, kryeministri tha se druajtja është e kuptueshme, duke e marrë parasysh, siç tha, mospërkrahjen nga ana e qytetarëve ndaj partisë opozitare.

“LSDM-ja merret me punë që nuk janë në interes të shtetit. Pak është për t’u habitur që Cërvenkovski i përfaqëson pozitat e njëjta greke, të cilët pohojnë se te ne qëndron faji. Ajo që në Greqi është proces i kundërt, ku opozita e përkrah Qeverinë në luftën që të fitohen pozita që janë të rëndësishme për ta, tek ne është e kundërta. Opozita jonë praktikisht me qëndrimet e saj në ndonjë mënyrë edhe i ndihmon palës tjetër, duke na shpallur neve fajtorë. ne bartim faj pasi nuk lejuam të shpersonifikohemi si komb, të fshihemi nga harta e popujve dhe kombëve, të pranojmë ndryshim të tërësishëm të emrit, identitetit, gjuhës. Në këtë kontekst unë pranoj faj”, deklaroi Gruevski dhe përsëriti se nuk planifikojnë zgjedhje të parakohshme.

Ai nuk i komentoi akuzat e ndërsjella të deputeteve të VMRO-DPMNE-së Kosana Mazneva dhe të BDI-së Teuta Arifi dhe Ermira Mehmeti.

Lidhur me mjetet të cilat Qeveria i ndan për ndërtimin e përmendoreve në Shkup, Gruevski tha se ky është projekt i vjetër, i cili po realizohet kohë më të gjatë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *