Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Regjimi pa viza listë e re në kapitullit evropian të Maqedonisë

Gruevski: Regjimi pa viza listë e re në kapitullit evropian të Maqedonisë

Shkup, 19 dhjetor
“Maqedonia hap kapitullin e ri të historisë së saj, në perspektiva, të arritura dhe gjasa për susksese më të mëdha. Ajo është shenjë e mirë se vazhdojmë të hapërojmë përpara, se Maqedonia arrin progres të madh dhe se shkojmë në rrugë të vërtetë”, tha Gruevski, duke vlerësuar se lehtësimi i vizave është sukses i qytetarëve, i shtetit dhe idesë evropiane në Maqedoni

Heqja e vizave për qytetarët e Maqedonisë është ditë historike, afrim drejt përfimitimeve të idesë evropiane, si dhe listë e re në kapitullin evropian në vend, vlerësoi sot kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e tij me rastin e heqjes së vizave.

Prej sot, tha Gruveski qytetarët e Maqedonisë do të fillojnë ta përmirësojnë imazhin e krijuar nga përvoja e keqe për marrjen e vizave para ambasadave të huaja dhe nga shumë kufizimet me të cilat ballfaqoheshin.

“Maqedonia hap kapitullin e ri të historisë së saj, në perspektiva, të arritura dhe gjasa për susksese më të mëdha. Ajo është shenjë e mirë se vazhdojmë të hapërojmë përpara, se Maqedonia arrin progres të madh dhe se shkojmë në rrugë të vërtetë”, tha Gruevski, duke vlerësuar se lehtësimi i vizave është sukses i qytetarëve, i shtetit dhe idesë evropiane në Maqedoni.

Kryeministri i Maqedonisë theksoi se liberalizimi i vizave paraqet edhe kënaqësi dhe valorizim të të gjitha përpjekjeve, mirënjohje për punën e investuar, si dhe mesazh se portet për inkuadrim në Bashkimin Evropian janë hapur për Maqedoninë. “Në të shohim si në një instrument për integrim të mëtutjeshëm evropian, e jo si qëllim vetëm për vete”, tha Gruevski dhe përmendi se heqja e vizave do të mundësojë mobilitet të rritur, shkëmbim të ideve, avancim në bashkëpunimin në ekonomi, arsim, kulturë, shëndetësi dhe do ta orientojë dhe do ta përforcojë procesin e europeizimit të shoqërisë së Maqedonisë.

Sipas Gruevskit, shtetet evropiane dhe metroplet, parimet dhe vlerat janë mundësi për shumë ide të reja, krahasim, implementim shumë më të lehtë të karakteristikave evropiane…

“Treguam se me përkushtim dhe punë të fuqishme mundemi të arrijmë sukses. Maqedonia tregoi se din të fitojë, se duhet të besojë në vetëvete dhe në potencialet e saj”, porositi në fjalimi Gruevski.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *