Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski vazhdon ta injoroj Ahmetin

Gruevski vazhdon ta injoroj Ahmetin

20 dhjetor
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në kongresin e dytë të partisë së tij ka deklaruar se edhe përkundër disa pakënaqësive dhe disa dallimeve për çështje të caktuara, që sipas tij janë normale, funksionimi i koalicionit qeveritar asnjëherë nuk është vënë në rrezik.

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski edhe më tej vazhdon të injoroj partnerin e tij të koalicionit BDI-në. Në të gjitha manifestimet që organizon BDI-ja, Gruevski ndonëse i ftuar asnjëherë nuk e pa të udhës që të marrë pjesë në to. Ka anashkaluar përvjetorët e Marrëveshjes së Ohrit, Kongresin e Manastirit dhe së fundmi edhe Kongresin e dytë të BDI-së.

Por kjo sipas funksionarëve të lartë të BDI-së është e drejtë e VMRO-DPMNE-së të përcaktoj se kush e përfaqëson partinë e tyre, ndërkohë që shprehen se ‘e jona është që ti ftojmë’.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në kongresin e dytë të partisë së tij ka deklaruar se edhe përkundër disa pakënaqësive dhe disa dallimeve për çështje të caktuara, që sipas tij janë normale, funksionimi i koalicionit qeveritar asnjëherë nuk është vënë në rrezik.

Ndryshe, Gruesvki një praktikë të këtillë të anashkalimit nuk e zbatonte derisa ishte në koalicion me PDSH-në. Ai gjatë kohës kur bashkë me PDSH-në përbënin koalicionin qeveritar ka marrë pjesë në Kongresin e fundit të kësaj partie, dhe delegatëve u është drejtuar në gjuhë shqipe.

Raportet mes partnerëve të koalicionit Qeveritar u ashpërsuan pas vendimit të Këshillit të ministrave të BE-së, nga i cili Maqedonia nuk morri datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi u kërcënua se nëse brenda gjashtë muajve nuk ka zgjidhje për emrin, BDI-ja do të braktisë Qeverinë, pas çka pasoi deklarata e deputetes së VMRO-DPMNE-se Kosana Nikoliq-Mazneva kundër Teutra Arifit dhe Ermira Mehemtit, të cilat i quajti nuse të BDI-së. /alsat-m/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *