Home / Lajme / Rajon / Guinea e Re njeh Kosovën

Guinea e Re njeh Kosovën

22 dhjetor-
Në komunikatë bëhet e ditur se letra zyrtare e njohjes së Kosovës nga ky shtet, do t’i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në muajin janar.

Në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga Aleanca Kosova e Re, thuhet se kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli, “është njoftuar nga ministri i Punëve të Jashtme i Guinese se Re (Papua New Guinea), Samuel Abal, se si rezultat i angazhimit lobues të Pacollit, ky shtet i Oqeanisë, formalisht e njeh Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”.

Në komunikatë bëhet e ditur se letra zyrtare e njohjes së Kosovës nga ky shtet, do t’i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në muajin janar.

Më tej thuhet se përveç Guinesë së Re, së shpejti priten njohje edhe nga disa shtete tjera të Azisë se Largët dhe Oqeanisë, si rezultat i vizitave që kreu i AKR-së u ka bërë këtyre shteteve.

“Emrat e këtyre shteteve do të konfirmohen në momentin e duhur në mënyrë që tani të mos pengohet procesi pozitiv i ngritjes së numrit të njohjeve të Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *