Home / Sport / Hamdi Salihi shënon në Europa Leagua

Hamdi Salihi shënon në Europa Leagua

Në Europa Leagua më tutje shkojnë: Anderlech, Ajax, Benfica, Everton, Valencia, Lille, Tel Aviv, Hamburger SV, Salzburg, Villareal, Fenerbahce e Twente.

Skuadra e Rapidit të Vjenës është eliminuar nga garat e Europa Leagua në futboll edhe me barazimin që ka luajtur 3:3 me skuadrën e Celticut nga Skocia. Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të grupit C dhe ka qenë jashtëzakonisht intresante. Salihi ka shënuar golin e tij në minutën e 19-të për Rapidin dhe ka luajtur titullarë deri në minutën e 78-të. Intresant ka qenë edhe eliminimi i Dinamos nga Zagrebit nga Europa Leagua, e cila befasisht humbi në fushë të veten me shifrat 1:2 nga skuadra rumune, Timisiora. Mirëpo, sikur edhe të fitonte Dinamo asgjë nuk do t’i kryente punë, pasi rivali i saj Anderlech që ka ndihmës trajner Besnik Hasin, ka fituar si udhëtues me rezultat 3:1 kundër Ajaksit të njohur. Edhe skuadra e Genoas nga Italia është eliminuar, e cila ka humbur nga Valencia e Spanjës me rezultat 1:2 në kuadër të grupit B. Genoa bie nga Europa Leagua, ndërsa shkoi Valencia së bashku me Lillen që shënoi fitore 3:1 kundër Sllavisë. Në Europa Leagua më tutje shkojnë: Anderlech, Ajax, Benfica, Everton, Valencia, Lille, Tel Aviv, Hamburger SV, Salzburg, Villareal, Fenerbahce e Twente.

Grupi A

Ajax-Anderlech 1:3
Dinamo Z.-Timisiora 1:2

1. Anderlecht 6 3 2 1 9:4 11
2. Ajax 6 3 2 1 8:6 11
3. Dinamo Zagreb 6 2 0 4 6:8 6
4. Timisoara 6 1 2 3 4:9 5

Grupi B

Genoa-Valencia 1:2
Lille-Sllavia 3:1

1. Valencia 6 3 3 0 12:8 12
2. Lille 6 3 1 2 15:9 10
3. Genoa 6 2 1 3 8:10 7
4. Slavia P. 6 0 3 3 5:13 3

Grupi C

Tel Aviv-Hamburger SV 1:0
Rapid (V)-Celtic 3:3

1. H. Tel Aviv 6 4 0 2 13:8 12
2. Hamburger 6 3 1 2 7:6 10
3. Celtic 6 1 3 2 7:7 6
4. Rapid (V) 6 1 2 3 8:14 5

Grupi G

Lazio-Levski 0:1
Villareal-Salzburg 0:1

1. Salzburg 6 6 0 0 9:2 18
2. Villarreal 6 3 0 3 8:6 9
3. Lazio 6 3 0 3 9:10 6
4. Levski 6 1 0 5 1:9 3

Grupi H

Fenerbahce-Tiraspol 1:0
Steaua-Twente 1:1

1. Fenerbahce 6 5 0 1 8:3 15
2. Twente 6 2 2 2 5:6 8
3. Serif Tiraspol 6 1 2 3 4:5 5
4. Steaua 6 0 4 2 3:6 4

Grupi I

Benfica-AEK 2:1
Everton-BATE 0:1

1. Benfica 6 5 0 1 13:3 15
2. Everton 6 3 0 3 7:9 9
3. BATE 6 2 1 3 7:9 7
4. AEK 6 1 1 4 5:11 4

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *