Home / Lajme / Rajon / Haradinaj shpallet Qytetar Nderi i Kukësit

Haradinaj shpallet Qytetar Nderi i Kukësit

22 dhjetor
Ceremonia e shpalljes së Haradinajt Qytetar Nderi i Kukësit, zhvillohet nesër (të mërkurën), në ambientet e Bashkisë së Kukësit, ku do të jenë prezentë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, udhëheqja e Bashkisë së Kukësit dhe deputetë e zyrtarë të lartë të Republikës së Shqipërisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me iniciativë të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, dhe me vendim unanim të Këshillit Bashkisë së këtij qyteti, do të shpallet Qytetar Nderi i Kukësit.
Ceremonia e shpalljes së Haradinajt Qytetar Nderi i Kukësit, zhvillohet nesër (të mërkurën), në ambientet e Bashkisë së Kukësit, ku do të jenë prezentë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, udhëheqja e Bashkisë së Kukësit dhe deputetë e zyrtarë të lartë të Republikës së Shqipërisë.

Fjalë rasti do të mbajnë Haradinaj, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Halilaj dhe kryetari i Këshillit të Bashkisë së Kukësit. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *