Home / Lajme / Maqedoni / Hospitalizohen 20 pacientë të rinj me simptome të gripit të ri

Hospitalizohen 20 pacientë të rinj me simptome të gripit të ri

24 dhjetor
Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup në 24 orët e kaluara janë hospitalizuar tetë pacientë të rinj. Në Klinikë po kurohen 41 fëmijë në moshë prej gjashtë muaj deri në pesë vjeçarë. Të gjithë të sapopranuarit janë në gjendje stabile shëndetësore, përveç dy fëmijëve që janë me formë më të rëndë klinike, ndërsa njëri është vendosur në respirator.

Njëzet pacientë të rinj me simptome të gripit A(H1N1) janë hospitalizuar në spitalet e Shkupit në 24 orët e fundit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën për sëmundje infektive janë hospitalizuar shtatë pacientë të rinj dhe atje për momentin po mjekohen 56 persona, prej të cilëve dy janë me formë më të rëndë klinike dhe janë vendosur në mbështetje oksigjeni.

Në repartin infektiv në Spitalin ushtarak janë pranuar dy pacientë të rinj, me ç’rast numri i personave të cilët janë në mjekim në spital arriti 15 persona.

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup në 24 orët e kaluara janë hospitalizuar tetë pacientë të rinj. Në Klinikë po kurohen 41 fëmijë në moshë prej gjashtë muaj deri në pesë vjeçarë. Të gjithë të sapopranuarit janë në gjendje stabile shëndetësore, përveç dy fëmijëve që janë me formë më të rëndë klinike, ndërsa njëri është vendosur në respirator.

Në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle, janë pranuar tre fëmijë me formë më të lehtë të pneumonisë. Për momentin atje po mjekohen 28 fëmijë.

Nga Enti i qytetit për mbrojtje shëndetësore – Shkup informojnë se vazhdon vaksinimi kundër tipit të ri të gripit dhe se në disa nga ditët e kaluara, përkatësisht që kur kanë ardhur vaksinat e reja, janë imunizuar mbi 450 qytetarë nga Shkupi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *