Home / Lajme / Maqedoni / Hysni Shaqir reagon pe deshtimin e radhes ne Bruksel

Hysni Shaqir reagon pe deshtimin e radhes ne Bruksel

9 dhjetor-
Kreu i BDK-së, Hysni Shaqiri theksoi se mbledhja e 7 dhe 8 dhjetorit e Këshillit të Ministrave të BE-së, solli edhe një dështim të radhës për proceset integruese të vendit, që është pasojë e moszgjidhjes së kontestit Athin-Shkup rreth emrit

Urim Hasipi
Kreu i BDK-së, Hysni Shaqiri theksoi se mbledhja e 7 dhe 8 dhjetorit e Këshillit të Ministrave të BE-së, solli edhe një dështim të radhës për proceset integruese të vendit, që është pasojë e moszgjidhjes së kontestit Athin-Shkup rreth emrit.

“Kjo në fakt vetëm vërtetoi atë qe e kishte premtuar para zgjedhjeve kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, se nuk do të pranoj ndryshimin e emrit për as një çmim. Por u realizua edhe kërcënimi i Greqisë, se pa ndryshimin e emrit nuk do të ketë procese integruese”, theksoi Shaqiri.
Sipas tij, ky dështim, vërtetoi edhe një herë pozitën e pa përfillshme që e kanë partitë parlamentare shqiptare në politikbërjen e shtetit.
“Për fat të keq ky dështim, vërtetoi edhe një herë pozitën e pa përfillshme që e kanë partitë parlamentare shqiptare në politikbërjen e shtetit, sepse me gjithë premtimet e zëshme se kinse ato po punojnë që shqiptarët e Maqedonisë të jenë shqiptarët e pare që do të inkuadrohen në NATO dhe BE, kjo nuk ndodhi”, theksoi kreu i BDK-së.Shaqiri tha se Ne si BDK që moti jemi përcaktuar që të ndryshojmë pozitën e pa barabartë që kanë shqiptarët, sepse barra e këtyre dështimeve rëndon mbi qytetarët, prandaj edhe një her apelojmë edhe te subjektet tjera shqiptare që të angazhohemi për ndërtimin e një strategjie të përbashkët kombëtare, që do ti faktorizonte shqiptarët në marrjen e vendimeve me rëndësi për ardhmërinë e vendit.Në të kundërtën politika shqiptare në Maqedoni do të vazhdoj të luaj vetëm rolin e dekorit, për çka nuk e ka marr madatin e popullit, sepse shqiptarët gjithnjë kanë kërkuar dhe do të vazhdjnë të kërkojnë ardhmëri euroatlantike”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *