Home / Sport / Ibra: Lamtumirë Kombëtare!

Ibra: Lamtumirë Kombëtare!

Në prag të sfidës ndaj Dinamos së Kievit, sulmuesi i Barcelonës, Zllatan Ibrahimoviç, ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Suedisë.

Suedia nuk ia doli të kualifikohet në Kampionatin Botëror dhe Ibrahimoviç deklaroi se nuk ndihet më i motivuar të veshë fanellën e skuadrës kombëtare. “Nuk kam më motiv. Është një nder i madh të luash për ekipin kombëtar, megjthatë, do të pres, sepse për momentin kam gjëra të tjera në kokë”, u shpreh ish-sulmuesi interist në një konferencë shtypi në Barcelonë.

28-vjeçari ka realizuar 22 gola në 62 takime me Suedinë, por me Barçën ka një mesatare të frikshme: 10 gola në 14 ndeshje. Ai e kishte shprehur edhe më parë idenë e largimit nga Kombëtarja, megjithatë, vendimi përfundimtar erdhi pikërisht tani.

Në lidhje me Ligën e Kampionëve, Ibra u shpreh: “Jemi gati të fitojmë gjithçka. Barcelona luan një futboll të bukur, që të jep mundësi të shënosh shumë. Duam ta fitojmë edhe trofeun e Botërorit të Klubeve, por më parë është ndeshja në Kiev, të cilën duam ta fitojmë, për të qenë të parët në grup”.

Në fund, edhe “helmi” për Serinë A: “Në Spanjë është një mentalitet krejtësisht i ndryshëm nga Italia. Aty është më e rëndësishme të mos pësosh gol, sesa të shënosh. Kurse këtu nuk ndodh kështu, këtu duan të shënojnë sa më shumë, gjë që në Itali nuk ndodh kurrë. Nëse fiton 1-0, atje është e mjaftueshme”.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *