Home / Sport / Ibraimi, për tre pikë të reja

Ibraimi, për tre pikë të reja

Renova ka mundur Pelisterin me rezultat 1:0 dhe në këtë mënyrë pas vetëm 24 orëve është kthyer në krye të tabelës në Ligën e Parë. Golin e vlefshëm tre pikë e shënoi Besart Ibraimi në minutën e 72-të të takimit.

Të dielën janë zhvilluar ndeshjet e javës së 16-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Renova e Xhepçishtit në fushë të vet mundi Pelisterin me rezultat minimal 1:0. Edhe pse “gjipspunuesit” që në fillim u hodhën në sulm, mirëpo mysafirët mbroheshin me sukses dhe nuk lejonin që të tundet rrjeta e tyre. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa edhe në vazhdim loja ishte e ngjajshme. Renova sulmonte në kërkim të golit, ndërsa miqtë mbroheshin me sukses, duke kërkuar rastin e tyre në kundërsulm. Mirëpo që befasia mos të jetë e pranishme në Tetovë u përkujdes Bseart Ibraimi, i cili në minutën e 72-të dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, duke i dhuruar Renovës tre pikë të reja me të cilat rrikthejnë pozitën e parë në renditje.

Rabotniçki pas fitores 1:0 të shtunën ndaj Horizont Turnovës kaloi në vendin e parë, mirëpo Renova me fitoren ndaj Pelisterit vërtetoi se nuk ka ndërmend aq lehtë të dorëzohet në luftën për titullin e kampionit.
Në ndeshjet tjera, Milano në Kumanovë pësoi disfatën e rradhës, kësaj here 3:1 nga Sileksi, Metalurgu deklasoi Teteksin 4:0, ndërsa Pobeda ishte më e suksesshme se Vardari duke fituar 2:1.

Dyshet e javës së 16-të:
e shtunë: Rabotniçki 1-0 Horizont T.
e dielë: Renova 1-0 Pelisteri
Milano 1-3 Sileksi
Metalurgu 4-0 Teteksi
Pobeda 2-1 Vardari

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *