Home / Lajme / Maqedoni / Imer Selmani rizgjidhet lider i Demokracisë së Re

Imer Selmani rizgjidhet lider i Demokracisë së Re

27 dhjetor-
Sipas tij, Maqedonia duhet të jetë shtëpi për të gjithë qytetarët e saj dhe askush nuk duhet të ndjehet qiraxhi dhe qytetarë i rendit të dytë. “Nuk ka sfidë të pakapërcyeshme, Marrëveshja e Ohrit dhe fryma e sajë janë shtylla kryesore e shtetit tonë multietnik, janë baza elementare e të drejtave kolektive të popullit tonë dhe bashkësive tjera”, shtoi Selmani.

Imer Selmani është konfirmuar në krye të Demokracisë së re. Në kongresin e parë të DR-së të mbajtur sot në Shkup, Selmani me vetëm një votë kundër është rizgjedhur për kryetar të partisë.
Pas zgjedhjes Selmani theksoi se Maqedonia kurrë nuk ka qenë më afër NATO-s dhe BE-së, por këtë shans duhet të shfrytëzohet kreu i shtetit duke zgjidhur kontestin e emrit.

“Europa është demokracia, zhvillimi, siguria, mirëqenja ekonomike, barazia kolektive dhe respeki ndaj njeriut.Të nderuara motra dhe vëllezër, a ka kush që nuk i dëshiron këto vlera për vete dhe familjen e vet, kjo duhet neve të na shtyjë që të japim maksimumin, të bëjmë zgjedhjen e problemit me Greqinë dhe të vendojmë në rrugë të drejtë vendin tonë dhe të ardhmen tonë”, tha Selmani.

Sipas tij, Maqedonia duhet të jetë shtëpi për të gjithë qytetarët e saj dhe askush nuk duhet të ndjehet qiraxhi dhe qytetarë i rendit të dytë. “Nuk ka sfidë të pakapërcyeshme, Marrëveshja e Ohrit dhe fryma e sajë janë shtylla kryesore e shtetit tonë multietnik, janë baza elementare e të drejtave kolektive të popullit tonë dhe bashkësive tjera”, shtoi Selmani.

Delegatët e kongresit me aklamacion kanë zgjedhur edhe statusin dhe programin politik të partisë. Ky është kongres i parë i DR-së pasi ishte themeluar para zgjedhjeve presidenciale dhe lokale të qershorit. Kongresi ishte shtyrë disa herë për shkaqe organizative.
/ Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *