Home / Lajme / Rajon / Incko: Situata në BeH mund të keqësohet

Incko: Situata në BeH mund të keqësohet

Saraevë, 12 dhjetor
“Situata me siguri do të keqësohet në vitin 2010 për shkak të zgjedhjeve të ardhshme. Për këtë arsye, Bosnja do të jetë sfidë e madhe. Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jenë të afta të përballen me këto sfida”, deklaroi ai.

Urim Hasipi
Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në BeH, Valentin Incko deklaroi mbrëmë gjatë bisedimeve me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme Gido Vestervele se situata politike në shtet është e mundur të keqësohet dhe kërkoi përkrahje për vazhdimin e punës së administratës ndërkombëtare.

“Situata me siguri do të keqësohet në vitin 2010 për shkak të zgjedhjeve të ardhshme. Për këtë arsye, Bosnja do të jetë sfidë e madhe. Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jenë të afta të përballen me këto sfida”, deklaroi ai.

Dhjetëra përfaqësues politikë dhe udhëheqës të organizatave joqeveritare e ftuan Inckon që të punojë për mandat të vazhduar të prokurorëve dhe gjykatësve të huaj, dhe paralajmëruan se shteti do të ballafaqohet me kaos gjyqësor me qindra vepra. Mandati i gjykatësve dhe prokurorëve të huaj skadon këtë muaj. Ata janë ftuar në shtet që t’i ndihmojnë gjykatës shtetërore të BeH-së pas hapjes në vitin 2002.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *