Home / Sport / Inter, vjen goditja e parë në merkato: Kavani

Inter, vjen goditja e parë në merkato: Kavani

Është arritur marrëveshja midis Interit e Palermos dhe duke filluar që nga muaji janar, sulmuesi uruguaian do të jetë nën urdhrat e Hoze Mourinjos.

Marrëveshja është arritur mbi bazën e 10 milion eurove, 5 prej të cilave skuadra e Zamparinit do t’i marrë menjëherë. Për 22-vjeçarin, që iu bashkua Palermos në vitin 2007, do të ketë një kontratë për tre vjet e gjysmë dhe ai do të përfitojë një milion euro në sezon.

Vendimi i drejtuesve zikaltër për të bërë të vetin Edison Kavanin, lidhet me mundësinë e tij për të luajtur menjëherë në Ligën e Kampionëve. Në këtë sezon, sulmuesi ka luajtur 15 ndeshje me Palermon dhe ka shënuar tre gola.

Gjatë merkatos së verës u përfol për një kalim të mundshëm të tij tek Mançester Siti për 13 milion euro, por edhe Interi ishe vënë në ndjekje të 22-vjeçarit uruguajan. Largimi i Kavanit nga radhët e ekipit të drejtuar nga Delio Rosi mund të lërë hapësirë për një nga sulmuesit e preferuar të trajnerit, Tomazo Roki, që te Lacio vazhdon të ketë gjithnjë e më pak hapësira.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *