Home / Sport / Interi dhe Barcelona në tetën e finales

Interi dhe Barcelona në tetën e finales

Skuadrat që siguruan hyrjen në tetën e finales janë: Chelsea, Manchester Unitedi, Arsenali (Anglia), Milani, Interi, Fiorentina (Italia), Barcelona, Reali, Sevilla (Spanja), Bordeauxi, Lyoni (Franca), Bayern, Stuttgart (Gjermania), Olympiakosi (Greqia), Porto (Portugalia) dhe CSKA (Rusia).

Inter-Rubin Kazan, Dinamo Kyevos-Barcelona kanë qenë në qendër të vemendjes nga adhuruesit e futbollit. Në takimet e xhiros së fundit (6-të) të grupi F në Champions Leagua, Barcelona dhe Inter siguruan biletën për në tetën e finales. Interi arriti me fitoren 2:0 ndaj skuadrës ruse ta siguroi vizën për në tetën e finales. Interi te epërsia ka ardhur në minutën e 31-të me golin e Eto’s që dëshmoi edhe njeherë se është shënues i spikatur. Balotelli shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 64-të. Skuadra e Interit ka dominuar tërë kohën dhe pa ndonjë mund të madh ka shënuar fitore. Barcelona nuk ka lejuar të befasohet në Ukrainë nga Dinamo, por mbizotëroi në lojë dhe fitoi me rezultat 2:1. Dinamo kaloi në epërsi qysh në minutën e dytë me golin e shënuar nga futbollisti Milevskiy. Kampioni i Evropës që ka pasur më shumë topin në pronësi dhe ka barazuar në minutën e 33-të me golin e shënuar nga Havi. Messi futbollisti më i mirë në botë është përkujdesur për fitoren e Barcelonës në minutën e 86-të. Skuadra e Stuttgartit nga Gjermania qysh në pjesën e parë e siguroi fitoren dhe kualifikimin në tetën e finales së Champions Leagua. Për 45 minuta Stuttgartit krijon epersinë me rezultat 3:0. Serinë e golave e nisi futbollisti Marica pikërisht duke shënuar në minutën e 5-të, për të shtuar në 2:0 Träsch në minutën e 8-të dhe për 3:0 realizoi Pogrebnyak (11′). Mysafirët e zvogëluan epërsinë (3:1) në minutën e 46-të nëpërmjet futbollistit Semedo. Lyoni në grupin E ka shkatërruar me shifra 4:0 Debrecenin e Hungarisë. Skuadrat që siguruan hyrjen në tetën e finales janë: Chelsea, Manchester Unitedi, Arsenali (Anglia), Milani, Interi, Fiorentina (Italia), Barcelona, Reali, Sevilla (Spanja), Bordeauxi, Lyoni (Franca), Bayern, Stuttgart (Gjermania), Olympiakosi (Greqia), Porto (Portugalia) dhe CSKA (Rusia).

Grupi E

Liverpool-Fiorentina 1:2 (1:0)
Lyon-Debrecen 4:0 (2:0)

1. Fiorentina 6 5 0 1 14:7 15
2. Lyon 6 4 1 1 12:3 13
3. Liverpool 6 2 1 3 5:7 7
4. Debreceni 6 0 0 6 5:19 0

Grupi F

Dinamo-Barcelona 1:2 (1:1)
Inter-Rubin 2:0 (1:0)

1. Barcelona 6 3 2 1 7:3 11
2. Inter 6 2 3 1 7:6 9
3. Kazan 6 1 3 2 4:7 6
4. D. Kiev 6 1 2 3 7:9 5

Grupi G

Sevilla-Rangers 1:0 (1:0)
Stuttgart-Unirea 3:1 (3:0)

1. Sevilla 6 4 1 1 11:4 13
2. Stuttgart 6 2 3 1 9:7 9
2. Unirea 6 2 2 2 8:8 8
4. Rangers 6 0 2 4 4:13 2

Grupi H

Olympiakos-Arsenal 1:0 (0:0)
Standard-Alkmaar 1:1 (0:1)

1. Arsenal 6 5 1 0 13:4 13
2. Olympiakos 6 3 1 2 4:5 10
3. St. Liege 6 1 2 3 7:9 5
4. Alkmaar 6 0 4 2 4:8 4

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *