Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Maqedonia nuk do ‘i qaset ndryshimit të Kushtetutës

Ivanov: Maqedonia nuk do ‘i qaset ndryshimit të Kushtetutës

10 dhjetor-
jo është esenca e të drejtave të njeriut dhe fuqia jetësore e botës së lirë. Prej këtu linja jonë e kuqe në bisedimet me Republikën e Greqisë nuk del nga ndonjë nacionalizëm, kapriço, demonstrim i fuqisë apo kërkesat iracionale, por nga përfitimet fundamentale civilizuese të luftës së njeriut për liri”, tha presidenti i Maqedonisë.

Urim Hasipi
Maqedonia nuk do t’i qaset ndryshimit të Kushtetutës me qëllim të ndërrimit të emrit kushtetues dhe nuk do të pranojë çfarëdo zgjidhje që e shkel identitetin kombëtar dhe gjuhësor të Maqedonisë, porositi sot presidenti Gjorge Ivanov nga akademia solemne e Fakultetit juridik në Shkup me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Ivanov tha se Maqedonia nuk do të gjunjëzohet para asnjë presioni që të heq dorë nga e drejta e vetëpërcaktimit dhe vetëidentifikimit.

“Kjo është esenca e të drejtave të njeriut dhe fuqia jetësore e botës së lirë. Prej këtu linja jonë e kuqe në bisedimet me Republikën e Greqisë nuk del nga ndonjë nacionalizëm, kapriço, demonstrim i fuqisë apo kërkesat iracionale, por nga përfitimet fundamentale civilizuese të luftës së njeriut për liri”, tha presidenti i Maqedonisë.

Askush nuk guxon ta mohojë identitetin e popullit të Maqedonisë, tha Ivanov dhe shtoi se nuk do të lejojë dikush të luajë me krenarinë dhe dinjitetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere ka ftuar liderët e partive kryesore në një drekë pune për të vlerësuar situatën e fundit politike në Maqedoni.

Fuere takim me liderët e partive

Sipas njoftimeve të zyrës së BE-së në Shkup, evroambasadori Fuere do të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të forcave politike, pas mosdhënies së datës për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Praninë në këtë takim e ka konfirmuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i DR-së Imer Selmani dhe ai i Lidhjes Socialdemokrate, Branko Cërvenkovski, ndërsa deri tani nuk janë deklaruar kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski si dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Në këtë takim, ambasadori evropian do të kumtojë porosinë e Brukselit, lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit midis Athinës dhe Shkupit. Evroambasadori Fuere deklaroi sot se vendimi i miratuar nga BE-ja në Bruksel nuk është i njejtë me atë të Samitit të NATO-s në Bukuresht. “Brukseli ka siguruar një masë kohore kur Maqedonia dhe Greqia duhet të intensifikojnë bisedimet me qëllim që të arrijnë deri tek kompromisi për çështjen e emrit”, ka theksuar Fuere, duke shfaqur optimizëm se zgjidhja do të pasojë gjatë vitit 2010.

Gruevski: Greqia nuk mundet përgjithmonë të na bllokoj

Nuk do të thyhemi nga kjo që na ndodhi, do të vazhdojmë të luftojmë për integrimet tona euroatlantike, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski sot në Bon, duke i komentuar ndodhitë e fundit lidhur me integrimin e vendit

“Pengesa ka dhe do të ketë. Thjesht fati i shtetit tonë është i tillë të kemi më shumë pengesa se sa kanë shtetet tjera. Është e dukshme se çështja e Maqedonisë ende e ngarkon Ballkanin, gjegjësisht disa shtete të Ballkanit. Ndonjëherë më duket si të jetojmë në shekullin e 19, e jo në shekullin 21 dhe kërkesat që i dëgjoj nga disa shtete posaçërisht nga Greqia, duken sikur të jenë nga shekulli 19, ose si në fillim të shekullit 20, e jo në fillim të shekullit 21. Por, do të gjejmë forcë të ballafaqohemi edhe me këtë, do të gjejmë forcë t’i tejkalojmë edhe këto çështje”, theksoi Gruevski,.

Ai potencoi se këtë që po e bën Greqia në njëfarë mënyre është harxhim edhe i kredisë së saj. Gruevski tha se “ajo kredi ka fillimin dhe fundin e saj dhe se një ditë do të fillojë të skadoj dhe do të vijë deri në fundin e saj”.

“Greqia nuk mundet përgjithmonë ta bëjë atë që po e bën. Kështuqë ne do të vazhdojmë me përpjekjet tona, ne kemi axhendë qartë të projektuar euroatlantike dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë plan”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *