Home / Sport / Juventusi në “pikë të hallit”, e fundos Katania

Juventusi në “pikë të hallit”, e fundos Katania

Java e 17-të e kampionatit italian rezervoi disfatën e radhës për bardhezinjtë. Sot ishte radha e Katanias për të fituar në “Olimpikon” e Torinos.

Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë. Eliminim i turpshëm nga Liga e Kampionëve, humbje e vendit të dytë në kampionat (dhe tashmë rrezikon të humbasë edhe vendin e tretë, pasi Roma ndodhet vetëm dy pikë larg). Kriza e “Zonjës” nuk ka fund.

Sot, kur të gjithë prisnin kthesën e skuadrës së Ferrarës, ndodh e papritura. Katania (që lufton për mbijetesë) bën ligjin në “Olimpiko”, duke turpëruar skuadrën, tifozët dhe duke e futur në telashe të mëdha Çiro Ferrarën.

Martinez kaloi ekipin e drejtuar që prej javës së kaluar nga Sinisha Mihajloviç në epërsi në minutën e 23-të, por Salihamixhiç (i futur në minutën e 32-të në vend të Felipe Melos që vazhdon të zhgënjejë), barazpeshon rezultatin. Tre minuta para vërshëllimës përfundimtare, është Izko që çon në qiellin e shtatë skuadrën e tij.

Juventus 1 – 2 Katania, (Salihamixhiç 66′ / Martinez 23′ (p), Izko 87′)

Juventus (4-3-1-2): Manninger; Caceres, Legrottaglie, Cannavaro, Grosso; Tiago (67′ Giovinco), Felipe Melo (32′ Salihamidzic), Marchisio; Diego; Amauri (70′ Del Piero), Trezeguet. Trajner: Ferrara

Catania (4-3-2-1): Andujar; Alvarez, Spolli, Silvestre, Capuano; Carboni, Biagianti, Ledesma (60′ Izco); Martinez, Llama (78′ Bellusci); Morimoto (69′ Plasmati). Trajner: Mihajlovic

Gjyqtar: Pierpaoli

Kartonë të verdhë Tiago (J), Morimoto (C), Diego (J), Cannavaro (J), Marchisio (J)

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *