Home / Sport / KAKA JASHTË FUSHËS DERI NË 2010

KAKA JASHTË FUSHËS DERI NË 2010

Sipas të përditshmes spanjole “AS”, ylli brazilian i Real Madridit Rikardo Kaka, nuk do të mund të luajë futboll deri në fund të vitit. Mesfushori brazilian, ka mbetur jashtë grupit për ndeshjen e nesërme me Olimpik Marsejën në Ligën e Kampionëve.

Reali deri në fund të viti në program ka edhe dy ndeshje, kur do të përballet me Valencian dhe Saragozën. Ekipi mjekësor i Realit nuk dëshiron të rezikojë me lëndimin Kaka-s, i cili ende ndjen dhimbje. Pas këtij lajmi, Reali në takimin e rradhës me Valencian do të ketë shumë probleme, pasi përveç Kaka-s, do të mungojë edhe Kristiano Ronaldo për shkak të kartonit të kuq të marrë në duelin me Almerian. Sipas parashikimeve pritet që Kaka të kthehet në teren më 3 janar në përballjen me Osasunën në stadiumin Pamplona.

Kaka: Tek Reali nuk defrehemi

Duhej te kalonin disa muaj qe Kaka te vinte re ndryshimin mes Milanit dhe Realit.
Ish fantazisti brazilian i kuqezinjve rrefen se lojtraret “merengues” nuk defrehen dhe kane shume presion. “Po kerkojme nje identitet loje por nuk eshte e lehte sepse nuk arrijme te defrehemi dhe per kete me vjen keq”, shprehet Kaka.
Me tej, ai thellohet ne analize duke shtuar se per te rivalizuar Barcelonen nuk duhet vetem te blesh lojtare te mire. ”Barca luan e gjitha bashke prej vitesh, ndersa ne kemi 8-9 elemente te rinj per te krijuar nje skuader”, shton asi madrilen.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *