Home / Sport / Kanavaro për Botërorin: Në 7 ndeshje ndodh gjithçka

Kanavaro për Botërorin: Në 7 ndeshje ndodh gjithçka

Kapiteni i kombëtares italiane, Fabio Kanavaro, e pret me besim Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut në qershor.

“Shkojmë në Afrikë si Kampionë të Botës. Kemi fituar katër Botërorë, të gjithë e dinë nivelin tonë dhe na respektojnë. Mendoj se në shtatë ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Shpresoj që të ambientohemi mirë në Afrikë. Mezi pres të fillojë”, u shpreh mbrojtësi 36-vjeçar në një intervistë për mikrofonin e “Sky”.

Ai shtoi se katër vite pas triumfit në Berlin, skuadra e Marçelo Lipit ka më tepër përvojë: “Vijmë në këtë Botëror me katër vite më tepër, por janë vite përvoje. Çdo ndeshje tani e ndiej ndryshe. Aventurën në Afrikën e Jugut do ta jetoj me të njëjtin entuziazëm”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *