Home / Sport / Kapelo dhe ëndrra e Botërorit, një finale Angli-Itali

Kapelo dhe ëndrra e Botërorit, një finale Angli-Itali

Trajneri italian i kombëtares së “Tre luanëve”, Fabio Kapelo, ka shprehur besimin se skuadra që ai drejton mund të shkojë në finale të Kampionatit Botëror.

“Do të më pëlqente një finale midis Italisë dhe Anglisë. Për Italinë, për mua dhe për të gjithë ne”, u shpreh Kapelo për të tabloidin “The Sun”. Ai shtoi se momenti më i çuditshëm ka për të qenë ekzekutimi i himneve. “Por tani mbroj fanellën e Anglisë dhe duhet të punoj për të”.

Anglia do të luajë në grupin C, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Algjerinë dhe Slloveninë dhe kalimi i grupit duket thjesht një formalitet. Ndërkohë që edhe Italisë së Marçelo Lipit i ka buzëqeshur fati, pasi do të luajë ndaj Paraguajit, Zelandës së Re dhe Sllovakisë në grupin F.

Kapelo dhe lipi e nisin “rrugëtimin” e tyre nisur nga drejtime të ndryshme, prandaj, përballja në finale është një skenar më se i mundshëm. “Skuadra është e fortë, tifozët janë krenarë për atë që kemi bërë, edhe ne jemi”, nënvizoi ish-trajneri i Realit.

“Kemi një Botëror për të luajtur dhe objektivi ynë është të arrijmë deri në finale. Do të jemi të fortë, mund të luajmë me kokën lart ndaj skuadrave më të mira në botë”, përfundoi Fabio Kapelo.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *