Home / Lajme / Botë / Katër të vdekur në fundosjen e anijes në bregun e Libanit

Katër të vdekur në fundosjen e anijes në bregun e Libanit

Bejrut, 18 dhjetor
Janë shpëtuar 38 nga gjithsej 83 udhëtarë, dhe janë zbuluar katër trupa të pajetë mes të cilave edhe i kapitenit britanik. Dyzet e një anëtarë të ekuipazhit vlerësohen si të zhdukuar. Sipas mediave lokale vazhdojnë operacionet e shpëtimet. Anija ka lundruar nga Uruguai drejt Sirisë

Armata libaneze kumtoi se të paktën katër persona kanë humbur jetën gjatë fundosjes së anijes transportuese në bregun e Libanit.

Janë shpëtuar 38 nga gjithsej 83 udhëtarë, dhe janë zbuluar katër trupa të pajetë mes të cilave edhe i kapitenit britanik. Dyzet e një anëtarë të ekuipazhit vlerësohen si të zhdukuar. Sipas mediave lokale vazhdojnë operacionet e shpëtimet. Anija ka lundruar nga Uruguai drejt Sirisë.

Sipas Andrea Tenenti zëdhënësi i forcave të KB-së në Liban, në anijen e cila ka lundruar nën flamurin e Panamasë ka pasur ekuipazh me njerëz nga Australia, Britania e Madhe, Libani, Pakistani, Rusia, Siria, Filipinet dhe Uraguai. Ambasada e Rusisë në Bejrut i ka kontrolluar informatat për pranimin e mundshëm të qytetarëve rusë.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *