Home / Lajme / Maqedoni / Këshilli i BE-së vendosë nëse Maqedonia do të marrë datë për negociata

Këshilli i BE-së vendosë nëse Maqedonia do të marrë datë për negociata

Bruksel, 7 dhjetor
Edhe pse shumica e vendeve të BE-së e mbështesin fillimin e negociatave, gjasat për përcaktimin e datës janë të vogla për shkak të kushtëzimit të Greqisë me mbylljen paraprake të kontestit për emrin. Nuk është e përjashtuar që vendimin përfundimtar, ministrat e Punëve të Jashtme t’ua lënë shefave të shteteve dhe qeverive në Samitin e 10 dhe 11 dhjetorit.

Urim Hasipi
Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të BE-së, sot në Bruksel duhet ta definojnë konkludimin lidhur me rekomandimin e Komisionit Evropian për përcaktimin e datës për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Union.

Edhe pse shumica e vendeve të BE-së e mbështesin fillimin e negociatave, gjasat për përcaktimin e datës janë të vogla për shkak të kushtëzimit të Greqisë me mbylljen paraprake të kontestit për emrin. Nuk është e përjashtuar që vendimin përfundimtar, ministrat e Punëve të Jashtme t’ua lënë shefave të shteteve dhe qeverive në Samitin e 10 dhe 11 dhjetorit.

Sipas informatave të fundit nga Brukseli, në pamundësi për t’u arritur konsensus për hapjen e negociatave me Maqedoninë, obsioni më real për momentin është shtyerja e përcaktimit të datës, me çka do të evitoheshin pasojat e pakëndshme nga vetoja greke. Ideja është që të konstatohet dhe të përshëndetet progresi të cilin po e bën Maqedonia dhe të porositet se në të ardhmen duhet të caktohet data për fillim të negociatave.

Është e mundur që në konkludimet të qëndrojë edhe rekomandimi për Maqedoninë dhe Greqinë, që në mëyrë më intensive t’i qasen zgjidhjes së problemit me emrin.

Kjo do të thoshte se datë për negociata Republikës së Maqedonisë do të mund t’i caktohej në njërin nga samitet e ardhshme të Këshillit të BE-së, vitin e ardhshëm.

Samiti i Këshillit të Bashkimit Evropian organizohet në çdo tre muaj. I pari për vitin 2010 është caktuar për muajin mars.

Në pritje të vetos së dytë greke

Maqedonia do të përballet me bllokadën e dytë greke për procesin e evrointegrimeve dhe kjo e dyta vjen nga Brukseli, pas asaj në Bukuresht, kur u bllokuan aspiratat e anëtarësimit në NATO

Këshilli i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, sot në Bruksel duhet ta definojnë konkluzionin lidhur me rekomandimin e KE-së për caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Union.

Siç merr vesh agjencia e lajmeve INA, edhe pse një pjesë e shteteve anëtare të BE e mbështesin fillimin e negociatave, mungon konsensusi për këtë çështje, shkaku i kushtëzimeve greke dhe bullgare për zgjidhjen paraprake të disa çështjeve të hapura.

Brukseli si opsioni më real në këtë moment e shikon shtyrjen e përcaktimit të datës, me çka do të evitoheshin pasojat e padëshirueshme të vetos eventuale greke.

Këshilli i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së gati se ka harmonizuar qëndrimet lidhur me miratimin e deklaratës përfundimtare që do të dal nga ky takim i nivelit të lartë të BE-së, mirëpo në këtë dokument, sa i përket Maqedonisë është shkruar e keqja, se ky vend nuk mund të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim, edhe pse pati shumë shpresë në Shkup, se do të ndodhë një lajm i mirë, pas atij për heqjen e vizave. Në dokumentin e miratuar pritet të jepen konkluzione mbi procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perendimor.

Një zyrtar i lartë i KE-së ka deklaruar për agjencinë e lajmeve INA se gjërat janë shumë të qarta dhe se Shkupi s`ka çka pret lajm të mirë nga Brukseli.

“Gjërat janë të pastruara, nuk mund të ketë dhënie të datës apo rekomandim për një gjë të tillë, sepse nuk është tejkaluar kontesti i emrit me Greqinë. Edhe pse u bënë inkurajime dhe sinjale të ndryshme pozitive, duke pasur parasysh angazhimin konkret të kryeministrit të ri grek, Papandreu, megjithatë Shkupi zyrtar nuk u tërhoq nga vendimet kokëforta”, ka deklaruar zyrtari i lartë i Komisionit Evropian.

Krerët e vendeve anëtare pas rezultatit negativ për Maqedoninë, pritet të japin sinjale të sërishme që problemi i emrit të gjejë zgjidhje urgjente gjatë vitit të ardhshëm midis dyja palëve, mirëpo duke mos përcaktuar afate konkrete. Maqedonia do të përballet me bllokadën e dytë greke për procesin e evrointegrimeve dhe kjo e dyta vjen nga Brukseli, pas asaj në Bukuresht, kur u bllokuan aspiratat e anëtarësimit në NATO.

Edhe bullgarët kundër Shkupit

Pas Greqisë e cila hapur paralajmëroi se do ta bllokoj integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike nëse nuk zgjidhjet çështja e emrit, edhe Bullgaria ka dhënë sinjale jo të mira për Shkupin. Kryeministri i bullgar, Bojko Borisov deklaroi se Bullgaria do ti mbështes aspiratat e Maqedonisë për integrim në NATO dhe BE nëse vendi i përmbushë kriteret e parapara për anëtarësim. Borisov para deputetëve të Parlamentit bullgar ka theksuar se Maqedonia nuk do ta ketë mbështetje bullgare për anëtarësim në strukturat euroatlantike nëse nuk i realizon kërkesat Sofjes zyrtare.

Ai tha se Bullgaria ka pritur nga qeveria e Maqedonisë që të vazhdojë thellimin e reformave në të gjitha sferat, përfshirë jurisprudencën dhe çështjet e brendshme; të ndalojë urrejtjen ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve, urrejtje që vjen nga politikanët dhe institucionet e shtetit, dhe ta heq atë nga kurikulat e librave e medieve, të heq dorë nga të gjitha kërkesat e pakicave ndaj Bullgarisë në përputhje me deklaratën 1999; të ndaloj fushatën antibullgare në organizatat ndërkombëtare dhe forumeve të ndryshme, zgjidhjen e kontesteve në lidhje me historinë e përbashkët dhe kulturën e përbashkët edhe festimet e datave historike dhe jubileve të përbashkëta; të firmoset sa më shpejtë një marrëveshje politike bazuar në deklaratën e vitit 1999.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *