Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës formon Shtab emergjent për gripin A(H1N1

Komuna e Tetovës formon Shtab emergjent për gripin A(H1N1

16 dhjetor-
“Gripi i derrave, që është duke u përhapur ndër qytetarë paraqet një rrezik serioz edhe për qytetarët e komunës së Tetovës. Duke u nisur nga fakti se qytetarët kanë nevojë për mbrojtje, vaksinim dhe për mjekim të rasteve më të rënda eventuale, me iniciativë të kryetarit të komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti është formuar Shtabi i emergjencës”, tha Pustina.

Të mërkurën zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina ka mbajtur konferencë për shtyp përmes së cilës konfirmoi formimin e Shtabit të emergjencës i cili do të ketë për detyrë që të monitorojë gjendjen shëndetësore të qytetarëve, të grumbullojë informata për çdo të sëmurë eventual nga gripi A (H1N1) i njohur si gripi i derrave dhe të interesohet për vaksinimin e qytetarëve.

“Gripi i derrave, që është duke u përhapur ndër qytetarë paraqet një rrezik serioz edhe për qytetarët e komunës së Tetovës. Duke u nisur nga fakti se qytetarët kanë nevojë për mbrojtje, vaksinim dhe për mjekim të rasteve më të rënda eventuale, me iniciativë të kryetarit të komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti është formuar Shtabi i emergjencës”, tha Pustina.

Shtabi i emergjencës përbëhet nga: kryetari i shtabit Prof Dr. Sadi Bexheti, këshilltarët për çështje të shëndetësisë Dr. Sulejman Ameti, specialist neorolog, Dr. Nexhbedin Karemani, internist dhe anëtarët e shtabit Rexhep Abdiu, specialist oftamolog, Dr. Halil Ismaili – specialist infektolog, Dr. Beqir Mamuti, internist dhe sekretari i Shtabit Ilaz Ibishi.

Sipas zëdhënësit të komunës së Tetovës, Flakran Pustina, anëtarët e këtij Shtabi do të kenë takime ditore ku do të analizohen informatat më të fundit për epideminë e gripit të derrave. “Ky Shtab vazhdimisht do ta koordinojë punën e tij me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me institucionet shëndetësore lokale: Spitalin Klinik të Tetovës, Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë dhe Departamentin për Shëndet Publik në Tetovë”, tha Pustina.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *