Home / Lajme / Maqedoni / Komunës së Tetovës i ndahet çertifikatë për qeverisje të mirë‏

Komunës së Tetovës i ndahet çertifikatë për qeverisje të mirë‏

10 dhjetor-
Jemi shumë të kënaqur që falë punës sonë aktive arritëm të zgjidhemi një ndër komunat më të mira në vend, në implementimin e ISO standardeve, transparencës me qytetarët, qeverisjes së mirë lokale dhe luftës kundër korrupsionit”, tha Ilaz Ibishi.

Urim Hasipi
Komuna e Tetovës është një ndër katër komunat më të suksesshme në luftën kundër korrupsionit, implementim e ISO standardeve, vetadministrim të mirë lokal dhe transparencën ndaj qytetarëve.

Me këtë rast, komunës së Tetovës i është ndarë certifikatë nga organizata e UNDP-së. Në këtë ceremoni që u organizua në Shkup mori pjesë sekretari i komunës së Tetovës Ilaz Ibishi.

“Jemi shumë të kënaqur që falë punës sonë aktive arritëm të zgjidhemi një ndër komunat më të mira në vend, në implementimin e ISO standardeve, transparencës me qytetarët, qeverisjes së mirë lokale dhe luftës kundër korrupsionit”, tha Ilaz Ibishi.

Fatmir Musa nga UNDP-ja në Shkup tha se është i kënaqur me punën që ka bërë komuna e Tetovës. “Urojmë që komuna e Tetovës të vazhdojë me këtë potencial që ka filluar. Bashkëpunimi është në nivel, ndërsa komuna e Tetovës është një ndër komunat që ka respektuar këto parime”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *