Home / Lajme / Rajon / ‘Kufijtë’ Topi: Besim në institucione, unë vendos me dekret

‘Kufijtë’ Topi: Besim në institucione, unë vendos me dekret

10 dhjetor-
“Në respekt të pozicionit të presidentit, që është kushtetues dhe institucional, bej apelin e nevojshëm dhe të domosdoshëm në limitin e mos interferencës tek partitë. Unë i inkurajoj ato për dialog, por nuk mund të interferoj. Nuk do të mungojnë apelet e mia për të inkurajuar klimën e dialogut, e cila është esenciale për jetën e një vendi” theksoi presidenti.

Presidenti Topi thekson angazhimin e tij të plotë për transparencën e marrëveshjes detare me Greqinë ndërsa shpreh besimin ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë cëshjte, duke deklaruar se gjithcka do të jetë në mbrojtje të interesave kombëtare të vendit.
I pyetur për këtë cështje nga tvNews24 gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij turk, Topi deklaroi se nuk mund të ndërhyjë gjatë shqyrtimit të procesit nga Kushtetuesja dhe se Presidenti vendos vetëm me dekret pasi gjithcka të kalojë nga Kuvendi.

“Kam shprehur të gjithë angazhimin tim institucional për transaprencë lidhur me këtë process. Së dyti kam thënë që duhet të respektojmë instutucionet e Shqipërisë.Nuk jam shprehur gjatë procesit sepse presidenti në monmentin që marrëveshja vjen nga parlamenti shprehet me dekret. Duhet të pres vendimin e gjykatës dhe do të shprehem në momentin që kam aksesin për tu shprehur. Nuk mund të interferoj në këtë proces që do të vazhdojë të realizohet me korrektesë në mbrojtjen e interesave kombëtare” theksoi Presidenti Topi.

Gjatë konferencës për shtyp me presidentin turk, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë 2 ditore presidenti shqiptar foli edhe për situatën politike të vendit duke theksuar nevojën e rritjes së shkallës së dialogut mes forcave politike.
“Në respekt të pozicionit të presidentit, që është kushtetues dhe institucional, bej apelin e nevojshëm dhe të domosdoshëm në limitin e mos interferencës tek partitë. Unë i inkurajoj ato për dialog, por nuk mund të interferoj. Nuk do të mungojnë apelet e mia për të inkurajuar klimën e dialogut, e cila është esenciale për jetën e një vendi” theksoi presidenti.

Ndërkaq Presidenti Topi vlerësoi dialogun politik mes dy vendeve, si dhe theksoi se miqësia mes dy vendeve është e konsoliduar në shekuj.
Duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shtrira kudo, Kreu i Shtetit kërkoi që ato të intesifikohen në interes të dy popujve.
“Vizita e Presidentit Gul zhvillohet në një moment shumë të rëndësishëm për fatet e Shqipërisë, e cila është projektuar në mënyrë të qartë drejt rrugës së integrimit europian. Klima e shkëlqyer e marrëdhënieve politike patjetër që ka imponuar në vite edhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, të marrëdhënieve ndërinstitucionale, si dhe rritjes së investimeve turke në Shqipëri”, tha Presidenti Topi.

Kreu i Shtetit theksoi se mes dy vendeve ka marrëveshje të shumta në funksion të zhvillimit ekonomik, por kërkoi që bashkëpunimi ekonomik të intesifikohet më tej, duke iu afruar nivelit të marrëdhënieve të shkëlqyera politike mes dy vendeve.
“Kompanitë turke janë prezente prej vitesh në Shqipëri dhe kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Kompanitë turke janë sot të pranishme në Shqipëri në fushën minerare, të infrastrukturës, telekomunikacionit, turizmit, sistemit bankar etj”, tha Presidenti.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri Presidenti Gyl do të përshëndesë nesër dhe punimet e Forumit të Biznesit Shqiptaro-Turk. Gjithashtu, axhenda e tij përfshin dhe një vizitë në Kolegjin Turk “Mehmet Akif”, si dhe pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së Qendrës kulturore “Yunus Emre”.

Vizita e Presidentit Gyl në vendin tonë shënon vizitën e dytë të një zyrtari të lartë të shtetit turk në vendin tonë brenda një kohe të shkurtër. Kryeministri i vendit, Taip Erdogan ishte i pranishëm në Shqipëri më 26 qershor të këtij viti, në ceremoninë e hapjes së tunelit të Kalimashit.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *