Home / Lajme / Rajon / LDK e bindur se ka fituar në Prizren

LDK e bindur se ka fituar në Prizren

14 dhjetor-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ftuar të dyja partitë të presin numërimin e votave me kusht, që janë 1.600 si përcaktuese të fitores për kryetarin e Prizrenit.
Duke iu referuar rezultatit në Prizren, ku KQZ-ja ka shpallur rezultat të barabartë, por me një diferencë prej 42 votash në favor të kandidatit të PDK-së, “Demokracia në Veprim”, si monitoruese e zgjedhjeve thotë se qëndron pas deklarimeve të mëhershme se në Prizren udhëheq kandidati i LDK-së me 50.02 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta kontestojë rezultatin e prezantuar për komunën e Prizrenit, duke besuar se kandidati i kësaj partie ka fituar ndaj kundër-kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për media, të hënën, tha se kjo parti politike i ka kërkuar edhe zyrtarisht kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta, t’i konservojë pakot e votimit në Prizren, në mënyrë që numërimi të bëhet publikisht. “Kërkohet nga kryetarja e KQZ-së që kutitë e votimit të komunës së Prizrenit të konservohen, që votat me kusht të komunës së Prizrenit të numërohen publikisht”.

“Ka mundësi e potenciale që kjo të ndodhë, natyrisht me prezencën e vëzhguesve të të dyja partive, në mënyrë që rezultati i fundit të mos kontestohet nga askush, të jetë i pranueshëm dhe të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve që atje është shprehur”, thekson Haziri.

Haziri prezantoi edhe disa dëshmi, që, sipas tij, janë argumente se në Prizren ka pasur disa falsifikime, të cilat bënë që kandidati i PDK-së të kalojë në epërsi në raport me atë të LDK-së.

Para gazetarëve Haziri ka shpërndarë një kopje të procesverbalit nga një qendër e votimit që ai ka pretenduar të jetë i falsifikuar, dhe për të cilën gjë LDK-ja ka paraqitur ankesë pranë organeve kompetente. Sipas tij në procesverbalin origjinal kandidati i LDK-së, Hanefi Muharemi, ka 139 vota kundrejt 67 votave të Ramadan Mujës, derisa në atë të falsifikuar Muja ka 139 vota kundrejt 47 të Muharremit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ftuar të dyja partitë të presin numërimin e votave me kusht, që janë 1.600 si përcaktuese të fitores për kryetarin e Prizrenit.
Duke iu referuar rezultatit në Prizren, ku KQZ-ja ka shpallur rezultat të barabartë, por me një diferencë prej 42 votash në favor të kandidatit të PDK-së, “Demokracia në Veprim”, si monitoruese e zgjedhjeve thotë se qëndron pas deklarimeve të mëhershme se në Prizren udhëheq kandidati i LDK-së me 50.02 për qind.

Haziri po ashtu ka prezantuar edhe një mori parregullsish, që sipas tij janë bërë në Gjilan, Rahovec e Lipjan. “Ne i ftojmë qytetarët e këtyre komunave që të jenë të durueshëm, i sigurojmë që vullneti i tyre do të shkojë deri në fund duke respektuar votën e tyre të lirë që e kanë paraqitur. Nuk mund askush votën e lirë të tyre në procesin e numërimit ta ndërrojë”, ka thënë Haziri. /rel/telegrafi/

Gjithashtu lexo

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *