Home / Lajme / Maqedoni / Lëndohet një shtetas i Maqedonisë në një aksident trafiku në Shqipëri

Lëndohet një shtetas i Maqedonisë në një aksident trafiku në Shqipëri

18 dhjetor-
Sipas ekspertizës policore, fatkeqësia ka ndodhur kur një automobil me targa të qytetit të Elbasanit gjatë një parakalimi është goditur me një kamion me targa të Shkupit

Tre shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa një shtetas i Maqedonisë është lënduar lehtë, mbrëmë në një aksident trafiku, që ka ndodhur në aksin rrugor mes qyteteve shqiptare Elbasan dhe Librazhd, njofton korrespondenti i Tv Kohës nga Tirana.

Sipas ekspertizës policore, fatkeqësia ka ndodhur kur një automobil me targa të qytetit të Elbasanit gjatë një parakalimi është goditur me një kamion me targa të Shkupit.

Automobili ka lëvizur me shpejtësi të madhe nëpër rrugët e lagështa, që, sipas policisë, ka qenë shkaku kryesor për aksidentin.

Identiteti i shtetasit të Maqedonisë tash për tash nuk komunikohet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *