Home / Sport / Leonardo: Pa frikë në Zvicër, çdo gjë varet nga ne

Leonardo: Pa frikë në Zvicër, çdo gjë varet nga ne

Në prag të sfidës ndaj Zyrihut në transfertë, trajneri i Milanit, Leonardo, është shprehur se skuadra ka në dorë fatin e vet.

Braziliani është i kënaqur me faktin që ka shumë alternativa në dispozicion në të gjitha repartet, pasi Antonini dhe Abate, dy lojtarë që vijnë nga ekipet zinxhir, janë përshtatur mirë me mekanizmat e ekipit.

Leo shtoi se tashmë skuadra që ai drejton është e pjekur, prandaj, sipas tij, euforia e rezultateve të fundit nuk do të ndikojë aspak në takimin e sotëm. “Jemi një skuadër e pjekur. Jemi krenarë për atë çka po bëjmë dhe të vetëdijshëm se kualifikimi varet vetëm nga ne. Prandaj do kërkojmë ta fitojmë këtë takim”, nënvizoi numri një i stolit kuqezi.

Me shumë mundësi Ronaldinjo do të jetë që nga minuta e parë, megjithatë, për teknikun brazilian, edhe nëse ai nuk do të jetë në gjendje, skema dhe mënyra e lojës nuk do të ndryshojë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *