Home / Lajme / Maqedoni / Liderët evropianë injorojnë Ivanovin

Liderët evropianë injorojnë Ivanovin

25 dhjetor-
Analistët vlerësojnë se përgjigja ndaj kësaj letre vetëm nga dy presidentë të shteteve të BE-së paraqet injorim ndaj Ivanovit. “Së pari, injorimi i tillë ndaj Ivanovit reflekton jokredibilitetin e tij të duhur ndërkombëtar si kryetar shteti, dhe së dyti mendoj se pozicioni i Maqedonisë në arenën ndërkombëtare është shumë vogël, madje edhe i pavërejtshëm për t’iu dhënë ndonjë rëndësi e posaçme nga ana e shteteve evropiane”, thotë për “zhurnal” analisti Sevdail Demiri.

Presidenti i Polonisë Leh Kaçinski dhe ai çek Vaclav Klaus janë presidentët e vetëm që i janë përgjigjur letrës të cilën presidenti i Maqedonisë Georgi Ivanov para një muaji ua dërgoi presidentëve të 27 vendeve anëtare të BE-së.
Në letrën dërguar më 27 nëntor, Ivanov kërkoi mbështetje nga presidentët e vendeve anëtare të BE-së për procesin e eurointegrimit të Maqedonisë.

Analistët vlerësojnë se përgjigja ndaj kësaj letre vetëm nga dy presidentë të shteteve të BE-së paraqet injorim ndaj Ivanovit. “Së pari, injorimi i tillë ndaj Ivanovit reflekton jokredibilitetin e tij të duhur ndërkombëtar si kryetar shteti, dhe së dyti mendoj se pozicioni i Maqedonisë në arenën ndërkombëtare është shumë vogël, madje edhe i pavërejtshëm për t’iu dhënë ndonjë rëndësi e posaçme nga ana e shteteve evropiane”, thotë për “zhurnal” analisti Sevdail Demiri.

Sipas tij edhe sjellja e Maqedonisë në negociatat për emrin me Greqinë paraqet motiv shtesë për injorimin e Ivanovit nga liderët evropianë.

“Poashtu duhet përmendur faktin se kreu shtetëror i Maqedonisë e dëshproi Bashkimin Evropian me mosgatishmërinë për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit në prag të samitit në Bruksel ku kishte gjasa të mëdha të caktohet datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, vlerëson Demiri. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *