Home / Lajme / Maqedoni / Liderët partiakë tek Fuere debatuan për eurointegrimin e Maqedonisë

Liderët partiakë tek Fuere debatuan për eurointegrimin e Maqedonisë

11 dhjetor-SHkup
Në këtë kontekst mesazhi ynë deri te kryeministri dhe liderët e partive politike ishte të punojnë në frymën e konsensusit për tejkalimin e problemeve ekzistuese, por edhe për intensifikim të kontakteve me Greqinë që të mund të vihet deri në zgjidhje të pranueshme nga të dy palët. Angazhimi ynë ndaj Maqedonisë mbetet në të njejtin nivel si edhe më parë, dëshirojmë ta shohim Maqedoninë si pjesë të BE-së dhe këtu jemi të ndihmojmë në kontekst të të gjitha reformave, të cilat duhet të zbatohen që vendi të bëhet anëtare”, deklaroi euroambasadori Fuere.

Urim Hasipi
Periudha që vjen të shfrytëzohet për zgjidhjen e çështjes që e pengon eurointegrimin e Maqedonisë, të arrihet konsensus i brendshëm dhe të intensifikohen negociatat me Greqinë, u dakorduan liderët e partive politike parlamentare në takimin e sotëm të përbashkët me ambasadorin e BE-së Ervan Fuere dhe atë të Suedisë Lars Freden.

“Qëlimi i takimit ishte t’i theksojmë mesazhet të cilat u dërguan nga Këshilli i BE-së në kontekst të Maqedonisë. E kuptojmë dëshpërimin nga fakti që nuk u caktua datë, por nga ana tjetër edhe i theksuam akspektet kyçe nga Këshilli, të cilat parashohin kornizë kohore në gjashtë muajt e ardhshëm gjatë kryesimit të ardhshëm me BEe-në. Në këtë kontekst mesazhi ynë deri te kryeministri dhe liderët e partive politike ishte të punojnë në frymën e konsensusit për tejkalimin e problemeve ekzistuese, por edhe për intensifikim të kontakteve me Greqinë që të mund të vihet deri në zgjidhje të pranueshme nga të dy palët. Angazhimi ynë ndaj Maqedonisë mbetet në të njejtin nivel si edhe më parë, dëshirojmë ta shohim Maqedoninë si pjesë të BE-së dhe këtu jemi të ndihmojmë në kontekst të të gjitha reformave, të cilat duhet të zbatohen që vendi të bëhet anëtare”, deklaroi euroambasadori Fuere.

Ambasadori suedez Lars Freden i vlerësoi si të mira përfundimet e Këshillit të BE-së edhe si mundësi për arritje të progresit në gjashtë muajt e ardhshëm.

“Unë jam i inkurajuar nga mesazhet që i dëgjova gjatë takimit të sotëm, mesazhet të cilat i mora nga liderët e partive politike të cilat qartë theksojnë se angazhimi ende ekziston në kontekst të reformave, por edhe në kontekst të gjetjes së zgjidhjes së përbashkët të pranueshme me Greqinë. Mendoj se ky është me të vërtetë reagim i pjekur”, tha Freden.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski deklaroi se Fuere dhe Freden i kanë inkurajuar liderët partiakë që t’i vazhdojnë përpjekjet për integrimin e Maqedonisë në BE pas asaj që ndodhi në Bruksel para disa diëve, duke theksuar se ende ekzistojnë mundësi dhe se përfundimi i Këshillit të BE-së lë shpresë se mund të ndodh diçka në gjashtë muajt e ardhshëm. Kanë kërkuar të fokusohen në këtë pjesë, e jo në përplasjet reciproke, që, thotë Gruevski, është për përshëndetje.

Përfaqësuesit e opozitës, siç theksoi, kanë thënë se ata janë konstruktiv dhe se më shpejtë do ta zgjidhnin problemin dhe se nuk na pengojnë me asgjë që të zgjidhet problemi.

“Unë nuk e ndaj këtë mendim, konsideroj se çdo herë e bëjnë atë minimin e pozitave në deklaratat publike që i japin. Sado që të dëshirojnë të bëjnë lakja tek faktori i huaj se ata janë shumë konstruktiv megjithatë sërish e bëjnë të kundërtën. Definitivisht e di se nuk janë në dobi të shtetit. Ne jemi të vetëdijshëm se problemi kryesor me të cilin ballafaqohemi është Greqia dhe se duhet të përqëndrohemi në këtë problem. Do të kërkojmë mënyra që të vihet deri te ndonjë zgjidhje, e cila në njëfarë mënyre do të zhbllokojë. Do të vazhdojmë me këto përpjekje për shkak se dëshirojmë që vendi të inkuadrohet në BE dhe NATO. Ky mbetet qëllimi ynë strategjik. Ky vendim nuk do të thyhet. Kemi vullnet të fuqishëm të vazhdojmë edhe me reformat dhe me përpjekjet tona për integrimin euroatlantik dhe të vazhdojmë të luftojmë për interesat shtetërorë dhe kombëtarë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, përfshirë edhe maqedonasit, sepse në këtë rast bëhet fjalë për rrezikimin e tyre”, deklaroi Gruevski.

Në takim është hapur edhe debati nëse Brukseli është përsëritje e Bukureshtit. Esenca e vendimit të Brukselit, sipas tij, është i njejtë, jo vetëm forma është e ndryshme sa i përket vendimit të aprovuar në Samitin e Bukireshtit. “Them se esenca është e njejtë për shkak se jam koshient se pavarësisht që ka një fjali se do të rikthehen në gjashtë muajt e ardhshëm në këtë çështje pa saktësim të datës, jam i vetëdijshëm se në qoftë se gjindet ndonjë zgjidhje me Greqisë edhe pas atyre gjashtë muajve do të jemi të bllokuar, si edhe në Bukuresht. Ka edhe dallim. Ka përpjekje më të madhe të bërë nga ana e kryesisë suedeze, KE-së, por esenca është në atë se Greqia e keqpërdor pozitën e saj”, deklaroi Gruevski.

Sipas tij, në Maqedoni nuk ekziston hapësirë për euroskepticizëm, por pas 7 dhjetorit dhe vendimit të Këshillit ministror ka dëshpërim dhe ndjenjë padrejtësie.

Gruevski pohoi se Qeveria ka bërë gjithçka për zgjidhjen e problemit me Greqinë dhe se do të vazhdojë ashtu edhe në të ardhmen.

Lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski e përshëndeti takimin e liderëve, por shfaqi keqardhje që është inicuar nga ambasadorët e huaj, e jo nga presidenti ose nga kryeministri.

“Secila parti politike i prezantoi pozitat e saj. Linja e përbashkët që na lidh të gjithëve është se duhet deri në maksimum të shfrytëzohet kjo periudhë shtesë gjashtëmujore, ndërsa gjithçka me qëllim që të tejkalohet kontesti me Greqinë, që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe t’i fillojë negociatat inkuadruese me BE-në. Bashkarisht është konstatuar se ajo për të cilën nuk mund të negociohet gjegjësisht linja e kuqe është se nuk goxon të lejohet rrezikim i identotetit kombëtar të Maqedonisë, ndryshim të emrit dhe gjuhës tonë”, deklaroi Cërvenkovski.

Pohoi se LSDM-ja do të jetë konstruktive lidhur me çështjen për emrin. “Ne jemi të gatshëm duke mbajtur llogari pikërisht për interesat shtetëror dhe kombëtarë të Republikës së Maqedonisë për këtë çështje, jo për çështjet tjera dhe për gjendjet tjera në Republikën e Maqedonisë të luajmë një rol përfundimisht konstruktiv dhe ta japim gjithë logjistikën e Qeverisë, ndërsa gjithçka me qëllim që të gjindet zgjidhje për kontestin.

Sipas tij, problem kyç është që nuk dihet se cilat janë pozicionet e Republikës së Maqedonisë. “E dimë se cilat janë pozicionet e Greqisë, e dimë se cila prej vendeve-anëtare të BE-së se si ka vepruar në Bruksel, vetëm se nuk i është bërë e njohur opinionit të Maqedonisë se cila është politika zyrtare dhe cili është qëndrimi zyrtar i Republikës së Maqedonisë. Pa këtë nuk mundemi të ndërtojmë qëndrim të përbashkët, konsensus”, deklaroi Cërvenkovski.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se takimi ka qenë konstruktiv. “Liderët e të gjitha partive u dakorduan se duhet të punojmë së bashku që të gjejmë zgjidhje për kontestin me emrin. Të gjithë dakordohen se alternativa e vetme për Maqedoninë është BE-ja dhe NATO, se nuk duhet të ketë deklarata defetistike, për shkak se ekziston vullnet që të vazhdohet drejt gjetjes konstruktive të zgjidhjes nga të gjitha palët”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti i vlerësoi konkluzionet e Këshillit të BE-së, vendimin për datën e negociatave që të transferohet në kryesimin e ardhshëm spanjoll me Unionin si “lajm i mirë dhe progresiv për ne”.

Apelon që partitë të mos e shfrytëzojnë këtë çështje për pëlcitje politike të politikës ditore, por të ndihmojnë në mënyrë konstruktive.

“Mbetemi edhe më tej të vendosur që të vazhdojmë me reformat me qëllim që të bëhemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s”, tha Ahmeti.

Lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani deklaroi se të gjithë janë dakorduar se nuk ka hapësirë për euroskepticizëm dhe se qytetarët e Republikës së Maqedonisë e duan Evropën, e duan NATO-n.

“Në interes të qytetarëve tanë është që të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe të BE-së. Kuptohet se çështja e identitetit të popullit të Maqedonisë, çështja e negociatave është diçka për çka duhet të kemi konsensus dhe strategji. Ne jemi të gatshëm që ta ndajmë përgjegjësinë në këtë periudhë kyçe, në disa muajt e ardhshëm sa na janë dhënë që t’i bëjmë të gjitha hapat e domosdoshëm për ta zgjidhur çështjen me fqiun tonë jugor dhe të marrim datë”, tha Selmani.

Kryetari i PLD-së Jovan Manasievski apelon që të mos humben gjashtë muajt e ardhshëlm në zënka dhe ndarje plotësuese mes partive politike. “Është koha përfundimtare që kryeministri të konvokojë takim, në të cilin do të definohet pozicioni i Maqedonisë”; deklaroi Manasievski.

Kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski, tha se ka propozuar që partitë relevante politike të nënshkruajnë marrëveshje ose protokoll dhe në të cilin do t’i vërtetojnë linjat e kuqe për të cilat Maqedonia nuk do të lëshojë pe.

Në takimin në rezidencën e euroambasadorit Ervan Fuere, edhe pse i ftuar, nuk ishte i pranishëm lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *