Home / Sport / Liga e Evropës: Verder, Atletik dhe PSV kualifikohen në garat e mëtejme

Liga e Evropës: Verder, Atletik dhe PSV kualifikohen në garat e mëtejme

Futbollistët e Verderit të Bremenit, Atletik Bilbao dhe PSV Ajndhoven siguruan sonte pjesëmarrjen në fazën e ardhshme të garave në Ligën e Evropës, pas fitoreve të shënuara në xhiron e pestë.

Verder shënoi fitore ndaj ekipit portugez Nacional me rezultat 4:1, derisa Atletik në Vjenë mposhti Austrinë 3:0.

Atletik në ndeshjen e fundit të grupit K do të presë Verderin, takim i cili do të vendës për vendin e parë, të cilin aktualisht e ka ekipi gjerman. Verder ka tre pikë më shumë se sa skuadra spanjolle, të cilën e mposhti në duelin e parë në Bremen me rezultat 3:1.

PSV shënoi fitore në grupin G ndaj Spartës nga Praga me rezultat 1:0, kështu që çekët plasmanin në fazën e radhës pritet ta sigurojnë në rast fitoreje ndaj Kopenhagës, e cila sot mundi skuadrën rumune Kluzh me rezultat 2:0 dhe u barazua me ekipin çek për nga numri i pikëve të fituara.

Kopenhaga ka shënuar fitore 1:0, në takimin e parë me Spartën, andaj asaj i mjafton edhe një barazim.

Pjesëmarrës i sigurt në fazën e ardhshme, ku skuadrat do të ndeshen sipas sistemit eliminator, do të jetë edhe Shahtori nga Ukraina, i cili para shikuesve të vet luajti pa gola me Brizhin e Belgjikës dhe për herë të parë mbeti pa fitore.

Brizh me këtë pikë erdhi deri te vendi i dytë në tabelën e grupin J, por me vetëm një pikë epërsi ndaj Tuluzit, i cili mposhti Partizanin e Beogradit me rezultat minimal 1:0.

Dy pretendentët për vendin e dytë të grupit J do të luajnë më 16 dhjetor në Brizh.

Plasmanin në të 16 e finales së Ligës së Evropës e siguruan edhe Salsburg, Vilareal, Everton, Benfika, Fenerbahçe, Ajaks, Hamburg dhe Hapoel nga Tel Avivi.

Liga Evropa – xhiroja e pestë

Grupi K

PSV – Sparta Prag 1:0 (0:0)
Rajs 90’+1

Kopenhageni – Kluzhi 2:0 (2:0)
Vingard 37′, N’Doje 43′

Tabela: PSV 11 pikë, Kopenhageni dhe Sparta Prag 7, Kluzhi 3

Grupi L

Austria – Atletik Bilbao 0:3 (0:1)
Lorente 19′, 84′, San Hose 62′

Verderi – Nacionali 4:1 (2:0)
Rozenberg 31′, 34′, Moreno 84′, Marin 90’+2 – Ruben Mikael 61′

Tabela: Verderi 13 pikë, Atletik Bilbao 10, Nacionali dhe Austria nga 2 pikë.

Grupi J

Shahtjori – Brizhi 0:0

Tuluzi- Partizani 1:0 (0:0)
Braten 54′

Tabela: Shahtjori 13 pikë, Brizhi 8, Tuluzi 7, Partizani 0 pikë

Grupi D

Ventspilsi – Herta 0:1 (0:1)
Rafael 12′

Sportingu – Herenveni 1:1 (0:0)
Grimi 90’+1 – Asaidi 47′

Tabela: Sportingu 11 pikë, Herta 7, Herenveni 5, Ventspilsi 3

Grupi E

Fullami – CSKA Sofja 1:0 (1:0)
Gera 15′

Roma – Bazeli 2:1 (1:1)
Toti 32′(pen), Vuçiniç 59′ – Hugel 18′

Tabela: Roma 10 pikë, Bazeli 9, Fullami 8, CSKA Sofja 1 pikë

Grupi F

Gallatasaraji – Panatenaikosi 1:0 (0:0)
Mustafa Serp 50′

Dinamo Bukuresht – Shturmi 2:1 (1:1)
Nikulae 41′, 57′ – Zonlajtner 5′

Tabela: Gallatasaraji 13 pikë, Panatenaikosi 9, Dinamo Bukuresht 6, Shturmi 1 pikë

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *