Home / Lajme / Rajon / Ligjshmëria e pavarësisë do të vërtetohet

Ligjshmëria e pavarësisë do të vërtetohet

7 dhjetor-
Në një intervistë për të përditshmen “Lajm”, Çitaku ka thënë se, “ne besojmë se kemi arritur të artikulojmë argumentet kryesore, të cilat besojmë se do ta vërtetojnë para GJND-së ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës

Zv/ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku, vlerëson se java e parë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka reflektuar mbi të gjitha seriozitetin me të cilin institucionet e Republikës së Kosovës dhe partnerët e saj i janë qasur këtij procesi.
Në një intervistë për të përditshmen “Lajm”, Çitaku ka thënë se, “ne besojmë se kemi arritur të artikulojmë argumentet kryesore, të cilat besojmë se do ta vërtetojnë para GJND-së ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës”.

Kjo javë, sipas Çitakut do të jetë shumë interesonte dhe e rëndësishme në GJND. “Ne besojmë që në fund të këtij procesi do të jetë shumë e qartë, posaçërisht për gjyqtarët në GJND, që shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha ajo.

Ndonëse vendimi i GJND-së është me karakter këshillëdhënës, sipas Çitakut, ai do ta ketë efektin e tij në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *