Home / Lajme / Maqedoni / Lista zgjedhore nga 1 janari përfundimisht nën ingerencat e KSHZ-së

Lista zgjedhore nga 1 janari përfundimisht nën ingerencat e KSHZ-së

Shkup, 7 dhjetor
“Lista zgjedhore dhe të punësuarit e njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, KSHZ-ja do t’i ndërmarrë nga 1 janari në pajtim me Buxhetin për vitin 2010”, deklaroi Novakovski, pas fillimit të projektit për Evaluim në zgjedhjet presidenciale dhe lokale të mbajtura në vitin 2009, që u realizuan në bashkëpunim me OSBE-në.

Urim Hasipi
Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Novakovski sot deklaroi se kontrollet e listës zgjedhore në dy pilot komunat e Gostivarit dhe të Vinicës tregojnë për një numër të vogël parregullsish, por se deri tek përfundimi i pastrimit nuk mund të kumtojë informacione të tjera. Sipas afateve të përcaktuara, të dhënat për pilot komunat do të kenë qasje në shkurt.

“Lista zgjedhore dhe të punësuarit e njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, KSHZ-ja do t’i ndërmarrë nga 1 janari në pajtim me Buxhetin për vitin 2010”, deklaroi Novakovski, pas fillimit të projektit për Evaluim në zgjedhjet presidenciale dhe lokale të mbajtura në vitin 2009, që u realizuan në bashkëpunim me OSBE-në.

Dilemë për atë nëse kritikat lidhur me listën zgjedhore kanë qenë të ashpër ose jo, kryetari i KSHZ-së shprehu para anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale (KZK), të cilët sot në Shkup morën pjesë në trajnimin e parë në kuadër të projektit. Çfarëdo që të jenë vlerësimet, lista, vlerëson Novakovski, megjithatë duhet të pastrohet.

Pritet lista zgjedhore tërësisht të pastrohet deri në prill të vitit 2010, por megjithatë, thotë Novakovski ka evidentim edhe të diasporës, e cila do të votojë edhe në zgjedhjet e para parlamentare të ardhshme.

“Kjo është punë më e kompleksuar të cilën duhet ta zbatojë Ministria e Punëve të Jashtme. KSHZ-ja është e gatshme në mënyrë aktive të kyçet”, deklaroi kryetari i saj. Novakovski nuk e di kur MPJ-ja do ta përfundojë procesin e evidentimit të diasporës.

Aktivitetet intensive të KSHZ-së, sipas Novakovskit, dalin nga kompetencat e zmadhuara, e jo për shkak asaj se gjoja do të ketë zgjedhje jo të rregullta apo referendum.

Novakovski i njoftoi anëtarët e KZK-së se ka formuar katër trupe punuese të cilat punojnë në ndryshimet e ligjdhënies zgjedhore. Ndryshimet janë drejtuar nga lista zgjedhore, frikësimi i administratës zgjedhore, miratimi i disa dispozitave ligjore rreth administratës zgjedhore, si dhe të përmirësimit të procedurës për votim.

Anëtarët e KZK-së duhet të diskutojnë për problemet me të cilat u ballafaquan gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet lokale, të cilat siç u theksua, ishte proces i komplikuar. Edhe pse ishte e vlerësuar se në pjesë më të madhe zgjedhjet në pajtim me standardet e OSBE/ODIHR, megjithatë në raportin e tyre janë vërejtur probleme me votimin familjar, frikësim si dhe probleme me listën zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *