Home / Lajme / Maqedoni / LSDM-ja mohon se në vitin 2005 kanë negocuar për identitetit

LSDM-ja mohon se në vitin 2005 kanë negocuar për identitetit

Shkup, 17 dhjetor
“Nëse flasim për propozimin në tetor të vitit 2005, ku u propozua Republika e Maqedonisë latinisht pa transkripsion, propozimi i ofruar ishte ruajtja e gjuhës dhe kombit maqedonas. Dëshiroj të përkujtoj se kryeministri Nikolla Gruevski në atë kohë e refuzoi atë propozim”, tha në konferencë për shtyp, nënkryetari i LSDM-së, Gordan Georgiev.

LSDM-ja e vlerësoi si të pasaktë pohimin e koalcionit qeveritar “Për Maqedoni më të mirë” se në tetor të vitit 2005 gjatë sundimit të LSDM-së në negociatat për emrin është vendosur edhe çështja për identitetin.

“Nëse flasim për propozimin në tetor të vitit 2005, ku u propozua Republika e Maqedonisë latinisht pa transkripsion, propozimi i ofruar ishte ruajtja e gjuhës dhe kombit maqedonas. Dëshiroj të përkujtoj se kryeministri Nikolla Gruevski në atë kohë e refuzoi atë propozim”, tha në konferencë për shtyp, nënkryetari i LSDM-së, Gordan Georgiev.

Ai e akuzoi kryeministrin Nikolla Grueski se nga një anë tenton tërësisht ta partizojë liberalizimin e vizave, duke e shfaqur ekskluzivisht si sukses të VMRO-DPMNE-së, ndërsa nga ana tjetër nxit evroskepticizëm.

“Si ndryshe mund të interpretohet kur vetëm në disa ditë organizohen protesta partiake para selisë së Komisionit evropian në Shkup, e njëkohësisht festohen përfitimet nga Bashkimi Evropian. Ironia të jetë edhe më e madhe në sheshin e njëjtë ku do të festohet liberalizimi vizave, kryeministri do ta vendos Aleksandrin e Madh si kurorë të projektit të tij antievropian për antikuizimin e shoqërisë së maqedonase”, tha Georgiev.

Me këtë, sipas tij, vazhdohet ndarja e popullit të Maqedonisë dhe mjerimi i identitetit kombëtar maqedonas. “Gjatë viteve të kaluara kryeministri e ndau popullin në maqedonas antikë dhe sllovenë, në patriota dhe tradhtarë”, shtoi Georgiev.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *