Home / Sport / Manchester Unitedi pësoi debakël

Manchester Unitedi pësoi debakël

Java e 18-të e premierligës angleze ka qenë e kobshme për skuadrat e mëdha të futbollit. Manchester Unitedi dhe Liverpooli përkulen keq si udhëtues duke humbur me rezultat 3:0 përkatësisht 2:0 nga Fulhami respektivisht Portsmouthi.

Manchester Unitedi ishte i favorizuar, duke llogaritur se mund të merr jo një pikë, por të tri pikët nga Fulhami. Skuadra e Fulhamit aq bukur luajti sa i dha leksion me fitoren 3:0 Manchester Unitedit. Golat e fitores për Fulhamin i shënuan Murphy (22’), Zamora (46’) e Duff (75’). Befasia tjetër ka qenë fitorja e Portsmouthit si skuadra e fundit në tabelë që ka mposhtu një Liverpool që po has në krizë të lojës. Për Portsmouthin golat i shënuan futbollistët Belhadj (33’) e Pquionne (82’). Skuadra e Blackburnit u mposhtë në shtëpi 0:2 nga Tottenhami. Futbollistët e Tottenhami dëshmuan lojë cilësore dhe falë golave të futbollistit Crouch (45’ e 83’) shënuan fitore të madhe. Aston Villa me rezultat minimal ka shënuar fitore 1:0 ndaj Stokes. Golin e fitores e ka shënuar futbollisti Carew (60’). Manchester City i ka pa të zitë e ullirit deri sa e ka mposhtur me rezultat 4:3 Sunderlandin. Manchester City ka shënuar fitore nëpërmjet golave që kanë realizuar Santa Cruz (4’ e 69’, Tevez (12’), Bellamy (35’), ndërsa për Sunderlandin shënuan Mensah (16’), Henderson (24’) dhe Jones (62’). Në radhët e Sunderlandit kësaj here nuk është paraqitur Lorik Cana për shkak të kartonin të kuq që ka pasur javë më parë dhe mungesa e tij është ndie shumë.

Rezultatet

Portsmouthi – Liverpool (2:0 (1:0)
Manchester City- Sunderland 4:3 (3:2)
Aston Villa – Stoke 1:0 (0:0)
Blackburn – Tottenham 0:2 (0:1)
Fulham – Manchester United 3:0 (1:0)

Tabela

1. Chelsea 17 13 1 3 42:14 40
2. Manchester United 18 12 1 5 37:17 37
3. Aston Villa 18 10 5 3 29:14 35
4. Tottenham 18 10 3 5 40:22 33
5. Arsenal 16 10 2 4 41:20 32
6. Manchester City 17 7 8 2 33:27 29
7. Birmingham 17 8 3 6 18:17 27
8. Liverpool 18 8 3 7 34:25 27
9. Fulham 17 7 5 5 23:17 26
10. Stoke 17 5 6 6 15:20 21
11. Sunderland 18 6 3 9 25:28 21
12. Burnley 17 5 4 8 21:35 19
13. Blackburn 18 5 4 9 17:32 19
14. Wigan 17 5 3 9 20:38 18
15. Everton 16 4 5 7 22:30 17
16. Hull 17 4 5 8 17:34 17
17. Bolton 16 4 4 8 23:33 16
18. Wolves 17 4 4 9 15:31 16
19. West Ham 17 3 5 9 25:34 14
20. Portsmouth 18 4 2 12 17:26 14

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *