Home / Sport / Mançini fikson objektivin: Siti në 4 të parët

Mançini fikson objektivin: Siti në 4 të parët

Në intervistën e parë si trajner i Mançester Sitit, Roberto Mançini ka shprehur besimin se me lojtarët që ka në dispozicion, mund të arrijë vendin e katërt.

“Siti është një skuadër e mirë, me lojtarë të zotë. Këtu është njëlloj si në Milano, për nga pasioni për futbollin. Ashtu si aty, edhe këtu janë dy skuadra të mëdha, që luftojnë me njëra-tjetrën. Kjo sfidë më pëlqen. Objektivi? Vendi i katërt”, tha Mançini.

Ish-interisti do të ketë si asistent Brajan Kid, një nga legjendat e Mançester Sitit. “E njoh Brajanin, është një nga lojtarët më të mirë të futbollit anglez. Ishte një sulmues, ashtu si unë. Kemi të njëjtën filozofi për futbollin. Gjithashtu, ai ka përvojë edhe si trajner. Jam i sigurt se bashkë do të bëjmë gjëra të mira”, shtoi 45-vjeçari.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *