Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia në vitin 2009:Retrospektivë

Maqedonia në vitin 2009:Retrospektivë

Shkup, 29 dhjetor
Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë vonë me 72 vota “për” dhe 11 “kundër” e ratifikoi Marrëveshjen për shënim fizik të kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës. Marrëveshjen paraprakisht ditën e njëjtë e ratifikoi edhe Parlamenti i Kosovës në raundin e dytë për shkak se i pari ishte i pasuksesshëm për shkak se nuk e mori dy të tretën e shumicë së nevojshme. Ditën e ardhshme Maqedonia dhe Kosova vendosën edhe marrëdhënie diplomatike.

Urim Hasipi
Heqja e vizave, raporti pozitiv nga Komisioni Evropian, bllokimi i ri grek me mospërcaktimin e datës për fillim të negociatave me BE-në, edhe mëtej çështja e pazgjidhur për emrin, zgjedhjet presidenciale dhe lokale, demarkacioni i kurifit me Kosovën, janë ngjarjet më të rëndësishme që e shënuan vitin 2009 në planin politik në Maqedoni.

Në vitin që po kalon Maqedonisë i ndodhën edhe dy tragjedi të mëdha – fundosja e anijes “Iilinden” dhe zjarri në manastirin “Shën Jovan Bigroski”.

Hiqet barriera e vizave të shengenit

Shtetasit e Maqedonisë nga 19 dhjetori përfundimisht fituan mundësinë që lirisht të udhëtojnë në vendet e BE-së.Hapësira evropiane e shengenit me pesëqind milionë banorë dhe territor prej 4,3 milionë kilometra katror prej sot është e qasshme për udhëtim për qytetarët e Maqedonisë pa viza.

Me vendimin që e miratoi Këshilli i ministrave të punëve të jashtme dhe të drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së në fund të nëntorit, qytetarët e Maqedonisë lirohen nga nxjerrja e vizave për qëndrim në afat të shkurtër prej 90 ditësh në afat prej gjashtë muajsh, gjegjësisht deri 180 ditë në afat prej një viti.

Liberalizimi i vizave banorëve të Maqedonisë do t’u mundësojë udhëtim në 25 vendet anëtare të BE-së me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, dhe tre vendeve tjera evropiane, Norvegjisë, Zvicrës dhe Islandës.

Pas NATO-s, bllokim grek edhe për në BE

Greqia dhe kontesti i pazgjidhur për emrin, 20 muaj pas Bukureshtit, edhe një herë u ndaluan para Maqedonisë, kësaj here për integrimin në BE. Janë përmbushur përcaktimet, raporti pozitiv dhe rekomandimet nga Komisioni Evropian dhe nga Parlamenti Evropian, mbështetja nga shumica e anëtareve të BE-së, nuk ndihmuan që Maqedonia pas statusit katërvjeçar si kandidate përfundimisht të marrë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në Union.

Arsyeja për këtë, si edhe në rastin me NATO-n, është bllokimi nga Greqia, e cila tani e vendos zgjidhjen e emrit si kusht për fillim të negociatave për anëtarësim. Edhe krahas mbështetjes së hapur nga shuica e vendeve anëtare dhe presidencës suedeze me BE-në, Këshilli ministror këtë muaj në Bruksel nuk arriti pajtueshmëri që Maqedonisë t’i caktohet datë për fillim të negociatave. La që kjo çështje të shqyrtohet gjatë kryesimit të gjashtëmujor spanjoll me Unionin. Përfaqësuesit evropianë, por edhe të tjerë ndërkombëtarë kërkojnë që kjo periudhë gjashtëmuajshe Athina dhe Greqia ta shfrytëzojnë për mbyllje të kontestit shumëvjeçar për emrin. Paralajmërime për këtë gjë tani për tani nuk ka edhe krahas kontakteve të shpeshtuara midis përfaqësuesve të lartë të të dyja shteteve.

Ndërkohë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë po vijon procedura për padinë e Maqedonisë kundër Greqisë për shkelje të marrëveshje kohore bilaterale nga viti 1995 me veton greke ndaj integrimit të Maqedonisë në NATO në Samitin në Bukuresht.

Emri status-kuo

Çështja për emrin sivjet mbeti në gjendjen e staus-kuo. Ndërmjetësuesi i KB-së Metju Nimic mbajti katër takime me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe të Greqisë – tre në Nju-Jork më 11 shkurt, më 20 gusht dhe më 13 nëntor dhe një në Gjenevë më 22 qershor. U përpunuan “set idetë” e tij që i propozoi në tetor të vitit 2008. Nimic në korrik i vizitoi Shkupin dhe Athinën, ndërsa në shtator në Nju-Jork pati takim edhe me presidentin Gjorgje Ivanov. Presidenti Ivanov dhe kryeminisstri Gruevski deklaruan se Greqia mbetet në pozicionet maksimale për ndryshimin e emrit, por jo edhe të indentitetit dhe gjuhës, për të cilën për palën maqedonase është tërësisht e papranuar. Maqedonia pranon kompromis, por jo me shantazhe dhe kushtëzime, deklaroi para pak kohe kryeministri i Maqedonisë, duke insistuar në referendum për kompromisin eventual.

Bisedimet për emrin përkohësisht u ndërprenë për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Greqi në të cilat fitoi PASOK-u. Lideri i saj Jorgos Papandreu u bë kryeministër grek. Për dallim nga paraardhësi i tij Kostas Karamanlis i cili u shmangej çafarëdo kontakteve me përfaqësuesit shtetëror të Maqedonisë, Papandreu filloi praktikë të re të takimeve më të shpeshta bilaterale.

Por, dy te-a-tet takimet me kryeministrin Nikolla Gruevski në Bruksel dhe në Prespë dhe takimin joformal me presidentin Ivanov në Samitin klimatik në Kopenhagë nuk dhanë progres në bisedimet.

Athina zyrtare nuk doli me detaje për prëmbajtjen e bisdimeve për emrin, por disa herë i përsëriti “vijat e kuqe” kombëtare – emër i përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm.

Ndërmjetësuesi Nimic tani për tani nuk planifikon raund të ri bisedimesh, as aktivitetet të tjera lidhur me procesin e zgjidhjes së emrit. Siç informoi Kabineti i tij, ai veç e veç do të vazhdonte të komunikojë me ndonjërn palë, por do t’i ftojë në takim të përbashkët “nëse dhe kur do të besojë, apo kur të dyja palët do të besojnë, se ajo do të jetë e dobishme”.

Edhe krahas qëndrimeve të publikuara publikisht se nevojitet koncensus i vendit për çështjet kombëtare, emri mbeti temë për parallogaritje politike të brendshme në Maqedoni. U bë edhe tentim për përpunimin e strategjisë shtetërore për zgjidhjen e dallimeve me Greqinë rreth emrit të Republikës së Maqedonisë, por deri te ajo nuk erdhi.

Zgjedhjet presidenciale dhe lokale

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë më 22 mars dhe 5 prill për herë të katërt zgjodhën president të shtetit, ndërsa për të pestën herë kryetarë të komunave dhe këshillat komunalë.

Në garën për shef të shtetit morën pjesë shtatë kandidatë – Imer Selmani nga Demokracia e Re, Mirushe Hoxha nga PDSH-ja, Nano Ruzhin nga PLD-ja, Gjorge Ivanov nga VMRO-DPMNE-ja, kandidati i pavarur Lube Boshkoski, Agron Buxhaku nga BDI-ja dhe Lubomir Fërçovski, kandidat i LSDM-së.

Gjorge Ivanov në raundin e dytë e fitoi Lubomir Fërçkoskin dhe u ugjodh për president të katërt të Republikës së Maqedonisë. Shefi i deriatëhershëm i shtetit Branko Cërvenkovski u kthye në vendin e liderit në LSDM.

Përveç president të shtetit, qytetarët i zgjodhën edhe autoritetet e reja lokale në 84 komuna dhe Qytetitn e Shkupit.

Numër më të madh të kryetarëve të komunave 58 fitoi VMRO-DPMNE, BDI – 14, LSDM – 7 prej të cilëve një së bashku me PLD-në dhe PRSD-në, ndërsa nga një kryetar komune fituan PDSH-ja, Demokracia e Re dhe Lidhja e Romëve të Maqedonisë. Kanidatë të pavarur u zgodhën në tre komuna.

Demarkacioni dhe marrëdhëniet diplomatike me Kosovën

Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë vonë me 72 vota “për” dhe 11 “kundër” e ratifikoi Marrëveshjen për shënim fizik të kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës. Marrëveshjen paraprakisht ditën e njëjtë e ratifikoi edhe Parlamenti i Kosovës në raundin e dytë për shkak se i pari ishte i pasuksesshëm për shkak se nuk e mori dy të tretën e shumicë së nevojshme. Ditën e ardhshme Maqedonia dhe Kosova vendosën edhe marrëdhënie diplomatike.

Opozita maqedonase e kontestoi marrëveshjen për demarkacionin me arsyetim se me të kryhet ndryshim, e jo shënimi i kufirit, ndërsa për atë nevojitet mbështetje nga dy të tretat në Parlament dhe shpalle të referendumit. PLD parashtroi nismë për vlerësim të kushtetueshmërisë së marrëveshjes, të cilën Gjykata Kushtetuese më 23 dhjetor e refuzoi me arsyetim se dokumenti është për demarkacion, e jo për ndryshim të kufijve.

Mini rikonstruim i Qeverisë

Qeveria e kryeminisrtit Gruevski këtë vit e braktisën tre ministra, njëri e ndërroi resorin, ndërsa kabineti qeveritar fitoi katër anëtarë të rinj.

Më 1 korrik dorëheqje dha zëvendës-kryeministri i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane Ivica Bocevski. E elaboroi me arsye personale. Dhjetë ditë më pas Kuvendi e votoi “mini rikontruimin” e Qeverisë. Nga kabineti qeveritar u larguan ministrat i Financave Trajko Sllavevski, për Arsim dhe Shkencë Pero Stojanovski dhe i Bujqësisë Aco Spasenovski. Zëvendëskryeministër i ri për çështje evropiane u bë Vasko Naumovski, ndërsa për çështje ekonomike Vlladimir PESHEVSKI. Zoran Stavrevski e nëdmorri Ministrinë e Financave, ndërsa për ministër të Arsimit dhe Bujqësisë u zgjodhën Nikolla Todorov dhe Lupço Dimovski.

Fundoset anija “Ilinden”, e humbën jetën 15 turistë bullgarë

Më 5 shtator ndodhi njëra nga tragjeditë më të mëdha në historinë e Republikës së Maqedonisë. Në ujrat e Liqeinit të Ohrit u fundoa anija “Ilinden” ku jetën e humbën 15 turistë bullgarë. U hap hetimi për aksidentin, i cili ende vazhdon. I akuzuar i vetëm ishte kapiteni i anijes 23 vjeçari Sotir Filevski, Nga arsye morale menjëherë pas fatkeqësisë dha dorëheqje ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, por nu iu pranua.

Digjet manastiri i Bigorskit

Në zjarrin që u paraqit herët në mëngjesin e ditës 30 shtator deri në themel u djeg pallati i vjetër i manastirit “Shën Jovan Bigorski”, njëri prej tempujve më të vlefshëm maqedonas kishtarë, shpirtëror dhe kulturor.

Tërësisht janë djegur konaqet, pjesa e kuzhinës dhe në biblioteka. Nuk kishte persona të lënduar, por është shkaktuar dëm material, i vlerësuar me mbi 5,5 milionë euro. Tërësisht janë shkatërruar objekte dhe sende vlera e të cilave histoirke dhe kulturore është e pazëvendësueshme

Sipas hetimi, arsye për zjarrin ka qenl instalimi jo i rregullt elektrik. Në vijim ëshë aksioni për donim të ndihmës për ripërtërirje të manastirit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *