Home / Lajme / Maqedoni / Marrëveshje pa afat

Marrëveshje pa afat

16 dhjetor-
Nëse mbaheshin zgjedhje të parakohëshme atëherë nga 18 deputet që ka tani BDI-ja, ne do të mernim 25 deputet për shkak të çiorentimit të opozitës dhe mos pasjes një opozitë serioze me platformë të qartë.Por BDI, nuk është pro këtyre zgjedhjeve.Nuk I përkrahim sepse nëse meremi me zgjedhje do të jemi shumë muaj pas proceseve integruese, gjë që nuk është në të mirë të vendit”, tha Ademi.

Senat Zylbehari
Përkundër deklaratave kontraditkore që vijnë nga taborri I I VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, për zgjedhjen e statusit të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare kombëtare, deputeti I BDI-së Xhevat Ademi, ka këmbëngulur se zgjidhja e këtij problemi është pjesë e marrëveshjes për koalicion mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Ademi ka pranuar se ky proces shkon me tempo shumë të ngadalësuar, por sipas tij problemi qëndron tek paragjykimet.

Këto komente ai I bëri të hënën mbrëma gjatë emisionit Mejdani, në televizionin Koha në Tetovë.”Procesi ecën shumë ngadalë.Jo gjithçka shkon shumë lehtë.Zgjidhja e kësaj problematike, është pjesë e marrëveshjes mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së kurë është bërë koalicionimi.

Xhelal Bajrami, ka thënë një të vërtetë se ekzistojnë grupe punuese”, ka thënë anëtari I kryesisë qendrore të BDI-së Xhevat Ademi.Ndërkaq, sa I përket zgjedhjeve të parakohëshme, Ademi, theksoi se nëse mbaheshin zgjedhje të parakohëshme ato më shumë do t`I konvenonin dhe do të shkonin në favor pikërisht të BDI-së.

”Nëse mbaheshin zgjedhje të parakohëshme atëherë nga 18 deputet që ka tani BDI-ja, ne do të mernim 25 deputet për shkak të çiorentimit të opozitës dhe mos pasjes një opozitë serioze me platformë të qartë.Por BDI, nuk është pro këtyre zgjedhjeve.Nuk I përkrahim sepse nëse meremi me zgjedhje do të jemi shumë muaj pas proceseve integruese, gjë që nuk është në të mirë të vendit”, tha Ademi.

Ai ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për kongresin e BDI-së që do të mbahet të shtunën në sallën universale në Shkup.Sipas tij, në kongres kandidat I vetëm për kryetar do të jetë kryetari aktual Ali Ahmeti, ndërsa për postet tjera nuk dihet.

Ai tha se emrat e nënkryetarëve, sekretarit gjeneral dhe ekzekutiv as vetë Ahmeti nuk I din, përderisa Ademi as ka mohuar e as pohuar se pretendon të jetë sekretar gjeneral I partisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *