Home / Sport / Mauro Kamoranezi rrezikon Botërorin

Mauro Kamoranezi rrezikon Botërorin

Dëmtimi për mesfushorin e Juventusit ka rezultuar më i rëndë nga sa ishte parashikuar dhe italo-argjentinasi rrezikon të humbasë Kupën e Botës.

Kamoranezi pësoi një dëmtim të shtunën e kaluar në ndeshjen ndaj Barit. Kontrollet mjekësore treguan se problemi në kofshën e djathtë është shumë më i rëndë nga sa ishte parashikuar në fillim.

Megjithatë, gjatë ditëve të ardhshme janë parashikuar kontrolle të tjera, që do të përcaktojnë periudhën e saktë që do t’i nevojitet juventinit për t’iu rikthyrer fushave të lojës. Mendohet se vetëm pas dy apo tre muajsh ai mund të rifillojë stërvitjen.

Në këtë mënyrë, vigjilja e Kampionatit Botëror do ta gjejë Mauro Kamoranezin jo në formën e tij më të mirë. Pra, një problem më tepër për Marçelo Lipin, i cili mund të humbasë një nga elementët më të rëndësishëm të organikës së përfaqësueses axurre.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *