Home / Lajme / Maqedoni / Me mbeturina kundër mbeturinave

Me mbeturina kundër mbeturinave

26 dhjetor-
Udhëheqësit i këtij grupi deklaratën e dha me maskë në fytyrë në shenjë mbrojtjeje nga ndotja. “Ky është një realitet i hidhur që është duke na ndodhur, si duket kjo askënd nuk e tangon, kohë pas kohe aktuelizohet problemi i mbeturinave në qytet dhe pushon ndërsa mbeturinat vazhdojnë të digjen, e që janë 250 metra gjatësi dhe 5 metra lartësi ky grumbull i mbeturinave që konstant digjet dhe hynë në shtëpitë tona.

Stolisja e bredhit në shesh të qytetit me bërlloqe, ishte forma të cilën e kishin zgjedhur një “një grup qytetarësh të vetëdijshëm” nga Tetova për të shprehur revoltën e tyre ndaj moszgjidhjes së problemit të deponisë në këtë qytet.

Udhëheqësit i këtij grupi deklaratën e dha me maskë në fytyrë në shenjë mbrojtjeje nga ndotja.

“Ky është një realitet i hidhur që është duke na ndodhur, si duket kjo askënd nuk e tangon, kohë pas kohe aktuelizohet problemi i mbeturinave në qytet dhe pushon ndërsa mbeturinat vazhdojnë të digjen, e që janë 250 metra gjatësi dhe 5 metra lartësi ky grumbull i mbeturinave që konstant digjet dhe hynë në shtëpitë tona.

E keqja është se thithim materie kancerogjene pra i thithin fëmijët tanë, nënat, baballarët dhe të gjithë qytetarët e Tetovës, domethënë a duhet për këtë koment më shumë, pra duhet dikush të vdes apo të ngulfatet nga deponia që të kujtohet dikush se jemi në shekullin e 21-të.”, thotë një tetovare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *