Home / Lajme / Maqedoni / Më shumë para për komunat nga TVSH-ja dhe buxhetarët të mos organizojnë ahengje të Vitit të Ri, vendosi Qeveria

Më shumë para për komunat nga TVSH-ja dhe buxhetarët të mos organizojnë ahengje të Vitit të Ri, vendosi Qeveria

Shkup, 24 dhjetor
Vendimi i parë është miratuar konform masave qeveritare antikrizë. Qeveria tash për tash nuk ka numër konkret se sa do të jetë kursimi edhe pse kjo, siç tha zëdhënësi Martin Martinovski, mund të kalkulohet.

Shfrytëzuesit e buxhetit të mos organizojnë ahengje të Vitit të Ri për të punësuarit në llogari shtetërore, ndërsa komunat në vitin e ardhshëm në vend që të marrin dy milionë denarë do të marrin tre, nga tatimi i vlerës së shtuar, vendosi Qeveria në seancën e fundit.

Vendimi i parë është miratuar konform masave qeveritare antikrizë. Qeveria tash për tash nuk ka numër konkret se sa do të jetë kursimi edhe pse kjo, siç tha zëdhënësi Martin Martinovski, mund të kalkulohet.

Nga vendimi i dytë, theksoi Martinovski, dobi më të madhe, respektivisht efekt më të madh pozitiv fiskal në të ardhurat e veta do të ndjejnë komunat e vogla.

“Me këtë masë do të arrihet shkallë më e lartë e barazimit të të ardhurave nëpër komuna, me ç’rast ruhet edhe dispozita ligjore për ndarje të të ardhura nga TVSH-ja, së paku 50 për qind nga vlera e përgjithshme që të shpërndahet sipas kriterit për një banor”, sqaroi zëdhënësi.

Në pyetjen e gazetarëve nëse Qeveria do t’u dalë në vigjilje ndërmarrjeve me llogari bankare, martinovski u përgjigj se bëhet fjalë për kompani, të cilat nuk i kanë plotësuar obligimet e veta ndaj punonjësve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *