Home / Lajme / Maqedoni / Më shumë punë për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2009

Më shumë punë për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2009

Shkup, 29 dhjetor
“Nga 205 respektivisht 208 në vitin 2002 gjegjësisht 2003, numri i lëndëve të pranuara në vitin 2007 dhe 2008 arrin 270 lëndë, ndërsa në vitin 2009 është mbi 280 lëndë, 190 nga të cilat janë ligje, respektivisht dispozita të tyre. Numri i lëndëve në punë, gjithashtu rritet. Kështu nëse ky numër në vitin 2000 është 296 ose në vitin 2003 është 309, në vitin 2007 është 378, në vitin 2008 është 385, ndërsa në vitin 2009 415 lëndë”, thotë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski

Urim Hasipi
Në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë në vitin 2009 janë pranuar më shumë se 280 lëndë, që është më së shumti në dhjetë vitet e fundit. Gjykata këtë vit u prononcua lidhur me disa nisma, të cilat kanë shkaktuar reagime në opinion dhe tek subjektet politike, mes të cilave edhe për kompensimin në të holla për fëmijë të tretë, arsimin fetar, vlerësimin ekstern, demarkacionin e kufirit me Kosovën…

“Nga 205 respektivisht 208 në vitin 2002 gjegjësisht 2003, numri i lëndëve të pranuara në vitin 2007 dhe 2008 arrin 270 lëndë, ndërsa në vitin 2009 është mbi 280 lëndë, 190 nga të cilat janë ligje, respektivisht dispozita të tyre. Numri i lëndëve në punë, gjithashtu rritet. Kështu nëse ky numër në vitin 2000 është 296 ose në vitin 2003 është 309, në vitin 2007 është 378, në vitin 2008 është 385, ndërsa në vitin 2009 415 lëndë”, thotë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski.

Vlerësimi i kushtetueshmërisë së ligjeve, në këtë numër merr vend dominues. “Kështu, nëse në vitin 2003 janë vlerësuar 89, në vitin 2006, 140, në vitin 2007, 155, në vitin 2008, 164, ndërsa në vitin e fundit ai numër nuk është më i vogël. Kjo do të thotë se vlerësimi i kushtetueshmërisë së ligjeve ose dispozitave të tyre, gjithashtu është në ngritje të vazhdueshme”, shtoi Ivanovski.

Në trend të rritjes, sipas tij janë edhe intervenimet e Gjykatës Kushtetuese, respektivisht përfundimit të lëndëve në punën me vendim të pezullimit ose për shfuqizimin e rregullave antikushtetuese dhe antiligjore dhe dispozitat e tyre.

Ivanovski paralajmëroi se Gjykata Kushtetuese do të kryejë analizë të gjithanshme të shkaqeve të rritjes së vazhdueshme të nevojës nga veprimi i tij në mbrojtjen e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë, me këtë rast duke u udhëhequr nga fakti se me respektimin e Kushtetutës sigurohet siguri juridike, stabilitet i sistemit dhe institucioneve të tij dhe ndërtohet mirëbesimi në vend.

Numri i rritur i ligjeve kontestuese dhe akteve nënligjore, sipas njeriut të parë të Gjykatës Kushtetuese, është për shkak të mospasjes së kuadirt solid nomoteknik. Konsideron se Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, duhet të mbajnë vëmendje serioze për aftësimin e kuadrit nomotekik, i cili, siç tha, nuk krijohet për një përbërje mandatare të këtyre organeve, por përmes mënyrës së përhershme dhe konzistente.

“Në kushte të dobësive relativisht të numërta në procesin nomoteknik, gjegjlësiosjt gjatë miratimit të ligjeve dhe rregullave të tjrra, nevoja nga pavarësia e theksuar është pavarësia e Gjykatës Kushtetuese, si dhe nevoja gjithnjë e më e theksuar nga profesionalizmi i madh, nderi dhe përgjegjësia e gjyqtarëve nga kjo Gjykatë, jaë pështje që meritojë interes të veçantë. Keq për atë shtet, i cili ka Gjykatë Kushtetuese joprofesionale, jopërgjegjëse, të frikësuar dhe të bindur – i cili nuk e kryen funksionin e tij kushtetues”, theksoi Ivanovski.

Për vërejtjet pse Gjykata më shpejt nuk prononcohet lidhur me diaa nisma, Ivanovski thotë se “Gjykata Kushtetuese sipas karakterit të saj nuk është organe ditor-operativ dhe orvatjet e saj për afirmim të shtetit juridik nuk guxon t’i vendos në interesat aktuale politike të ditës, por përkundrazi, përmes punës së saj të sigurojë që Kushtetuta të merr kuptimin e vet dhe të bëhet branë e vërtetë nga arbitrimi dhe vullneti.

“Gjykata Kushtetuese është jo që do të vendosë nëse një dispozitë e kontestuar është kushtetuese ose jokushtetuese. Nëse vendimi i këtillë lëshohet që ta marrin partitë politike ose zëdhënësit e tyre – atëherë nuk ka kurrfarë, e jo vetëm shtet juridik. Roli i çdo gjykate kushtetuese, në cilëndo përbërje dhe në cilindo shtet, është që ta zbatojë dhe ta mbrojë kushtetututën e këtij vendi, ashtu siç është”, theksoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *