Home / Lajme / Maqedoni / Mes dëshirës dhe mundësisë

Mes dëshirës dhe mundësisë

16 dhjetor-
“Dëshirat janë të mëdha që këtë fund vit ta kalojmë diku jashtë, por mundësitë janë të vogla që të kalojmë festat jashtë shtetit.Ndonëse, do të ishte mirë që edhe vetë qytetarët të dalin nga ky izolim 18 vjeçar, por megjithatë do të mundohem së paku që fëmijëve të mi t`ju siguroj që festën t`a kalojnë jashtë shtetit, në ndonjërën nga kryeqendrat evropiane”, thotë Irfan Rakipi, një prind tetovar.

Urim Hasipi
Agjencionet turistike në Tetovë, duke marrë për bazë hejqen e barierës së vizave për qytetarët e Maqedonisë në zonën e shengenit, kanë përgatitur ofertat e tyre për festat e fundvitit.Vienë, Romë, Paris, Kopenhagë, etj.. janë disa nga qytetet ku ofrohet udhëtim nga ana e agjencioneve tetovare për festat e vitit të ri, si dhe krishtlindjeve.

Edhe përkundër dëshirës së madhe për të udhëtuar jashtë vendit, megjithatë kriza e rënduar ekonomike nuk lejon një luks të tillë.

“Dëshirat janë të mëdha që këtë fund vit ta kalojmë diku jashtë, por mundësitë janë të vogla që të kalojmë festat jashtë shtetit.Ndonëse, do të ishte mirë që edhe vetë qytetarët të dalin nga ky izolim 18 vjeçar, por megjithatë do të mundohem së paku që fëmijëve të mi t`ju siguroj që festën t`a kalojnë jashtë shtetit, në ndonjërën nga kryeqendrat evropiane”, thotë Irfan Rakipi, një prind tetovar.

Agjencionet Turistike theksojnë se oferta me e vogël është 200 euro.

“Euro Turisti ofron disa oferta kemi ofertë për udhëtim me autos për Vienë duke I nisur prej 199 euro.
Interesimi është vazhdimisht në rritje për të udhëtuar jashtë shtetit, kuptohet duke I plotësuar kushtet e nevojshme për udhëtim, ne si agjencion kemi marrë masat dhe jemi përgatitur me oferta të ndryshme për festat e Krishtlindjeve dhe festat e Vitit të Ri, kemi një ofertë të gjërë si me transport rrugorë poashtu edhe me ajrorë.

Ka nga ata që edhe para heqjes së vizave kanë bërë rezervime”, Bujamin Durmishi, nga agjencioni turistik Euro Turist.Nga ky agjencion theksojnë se nuk ka ndonjë fluks të madh, sepse shumica e mërgimtarëve kthehen në vendlindje gjatë fundvitit, kurse presim që në muajt mars, prill të kemi më shumë rezervime.

Edhe përkundër krizës globale, interesimi në agjencionet turistike nuk mungon. Bëhet fjalë për shtresën me standard mbi mesataren të cilët i ndjekin këto oferta dhe i shfrytëzojnë

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *