Home / Lajme / Rajon / Mesiq: Serbia e ngarkuar me mitin e Kosovës

Mesiq: Serbia e ngarkuar me mitin e Kosovës

Zagreb, 29 dhjetor
Duke pohuar se Miloseviq në Kosovë ka zbatuar politikë gjenocidi, Mesiq ka thënë se pas rrëzimit të tij nga pushteti janë zhvilluar negociatat për statusin e Kosovës, mirëpo Serbia – sipas tij – nuk kishte pasur kapacitete për të vendosur pushtetin e saj, e as për t’i vazhduar bisedimet.

Urim Hasipi
Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq ka vlerësuar se politika në Serbi është e ngarkuar me mitin e Kosovës, dhe ka shtuar se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën nëse nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. Mirëpo, ai ka shtuar se Serbia duhet të bashkëpunojë me Kosovën…

Në një intervistë për Radio Kroacinë, Mesiq ka thënë se Kroacia do t’ju ndihmojë të gjithë fqinjëve të saj që të orientohen në drejtim të hapjes së kufijve të BE-së.

“Rajoni ynë duhet të bashkëpunojë”, ka thënë Mesic, duke kujtuar shembullin e Gjermanisë Perëndimore, e cila nuk e kishte njohur Gjermaninë Lindore, por megjithatë këto dy shtete kishin bashkëpunuar – dhe sipas tij, kështu duhet të ngjajë edhe me Kosovën.

Duke konstatuar se Kosova ka qenë pjesë konstituive e ish-RSFJ-së, Mesiq ka thënë se pas shpërbërjes së federatës është dashur të përcaktohet statusi i ri i Kosovës.

Duke pohuar se Miloseviq në Kosovë ka zbatuar politikë gjenocidi, Mesiq ka thënë se pas rrëzimit të tij nga pushteti janë zhvilluar negociatat për statusin e Kosovës, mirëpo Serbia – sipas tij – nuk kishte pasur kapacitete për të vendosur pushtetin e saj, e as për t’i vazhduar bisedimet.

Kreu në largim i shtetit kroat po ashtu ka thënë se, Kroacia e ka ndjerë si obligim të deklarohet në GJND, ndërsa ka shtuar se vizita e tij në Kosovë nuk është asnjë lloj provokimi, por vizitë në kuadër të së cilës do të takohet me presidentin e shtetit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe presidentë të tjerë të rajonit – si dhe do t’i vizitojë trupat kroate të stacionuara në Kosovë

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *