Home / Sport / Milan, acar midis Leonardos dhe tre senatorëve

Milan, acar midis Leonardos dhe tre senatorëve

Inzagi, Gatuzo dhe Abiati kanë të përbashkët zhgënjimin e të qenit jashtë skuadre dhe së shpejti të tre duhet të vendosin për të ardhmen e tyre.

Inzagi duket i përjashtuar nga projekti taktik i teknikut brazilian i cili preferon një qendërsulmues të bëshëm përkrah Ronaldinjos dhe Patos. I bindur se ka akoma shumë për të dhënë, me siguri Pipo nuk do të pranojë rinovimin e kontratës me kuqezinjtë që nuk i kalon 1 milion eurot në sezon.

Gatuzo dëshiron të luajë me vijimësi, ndërkohë që për Leonardon ai është thjesht një rezervë. Në Angli, Çelsi i Ançelotit dhe Mançester Siti i arabëve janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë më të mirë dhe post të siguruar në fushë.

Ndërsa portieri italian Abiati megjithëse është rikuperuar nga dëmtimi, shikon se në portë luan Dida, ndërsa në stol Storari. Abiati sigurisht që vlen më shumë sesa një tifoz që ndjek ndeshjet nga stadiumi…

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *