Home / Lajme / Maqedoni / Mundësi më të mëdha për punësim, kërkojnë personat me invaliditet trupor

Mundësi më të mëdha për punësim, kërkojnë personat me invaliditet trupor

18 dhjetor-
“Pjesa më e madhe e personave me invaliditet trupor janë të punësuar në organizatat mbrojtëse. Një prej prioriteteve tona më të mëdha është të promovohet punësimi sa më i madh i këtyre personave në ekonomi, por edhe nl sektorin publik sepse hulumtimet tregojnë se punësimet këtu janë vetëm 2,6 për qind”, tha Ignatoviq

Vetëm 30 për qind e personave me invaliditet trupor në Maqedoni janë të punësuar, ndërsa gjysma e tyre ankohen në disa mosrespektime të të drejtave të tyre në marrëdhëniet e punës, tregon hulumtimi i zbatuar nga Lidhja e personave me invaliditet trupor që sot u prezantua në Shkup, ndërsa është në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondi zhvillimor për gra pranë KB-së.

Qëllimi i projektit është që nëpërmjet anketimit dhe analizës së të dhënave të marra të fitohen të dhëna relevante për mundësitë dhe pengesat për punësim dhe punë të personave me invaliditet trupor, si dhe nevojat e tyre në këtë sferë.

Miodrag Ignatoviq, kryetar i Lidhjes së personave me invaliditet trupor, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se me këtë hulumtim janë anketuar mbi 500 persona (209 gra dhe 299 burra) me invaliditet trupor nga e gjithë Maqedonia dhe 100 firma nga tre qytete – Tetova, Shtipi dhe Kavadari.

“Pjesa më e madhe e personave me invaliditet trupor janë të punësuar në organizatat mbrojtëse. Një prej prioriteteve tona më të mëdha është të promovohet punësimi sa më i madh i këtyre personave në ekonomi, por edhe nl sektorin publik sepse hulumtimet tregojnë se punësimet këtu janë vetëm 2,6 për qind”, tha Ignatoviq.

Ai theksoi se të dhënat e marra do t’ua prezantojnë të gjithë faktorëve relevantë të tregut të punës, institucioneve shteteërore, agjencive për punësim.

Aktivitetet e këtilla janë të plotësuara me fushatë e cila përfshin shtypjen dhe prezantimin e studimit nga hulumtimi, përpunimi i posterëve dhe flaerëve për animimin e opinionit më të gjërë për aftësitë, mundësit, nevojat dhe pengesat e personave me invaliditet trupor në tregun e punës

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *